Monika Kryemadhi: Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri

680
Sigal

Më trishtoi e mbushi me hidhërim e dhembje ndarja nga jeta e Adem Demaçit – monument i qëndresës shqiptare në Kosovë, frymëzimi i tre brezave të atdhetarëve shqiptarë në luftën për liri në ish-Jugosllavi: i Brezit 1968, i Brezit 1981 dhe i Brezit 1998.

Adem Demaçi ishte dhe do të mbetet simboli i flijimit për liri mendimi e të drejta qytetare, njeriu që i priu luftës që ndezi shpresën dhe besimin në idealin e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë referencë atdhetarie e përkushtimi për çështjen kombëtare.

Ai jetoi e luftoi si një kundërshtar i së keqes dhe do të mbetet kryeshenjë e pērballjes ngadhnjyese me të.

I ndrittë shpirti dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës dha gjithçka!