Edhe pse të enjten luhet ndeshja e parë e turit të tretë në Ligën e Konferencës, Hajduk Split-Dinamo City, klubi dinamovit ka zyrtarizuar stadiumin dhe orarin e ndeshjes së kthimit kundër Hajdukut. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Air Albania” në datën 14 gusht. Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena”-në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA. “Njoftim i rëndësishëm. Klubi dinamovit bën me dije se ndeshja e kthimit kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ka plotësuar dëshirën e tifozëve blu, të cilët tashmë kanë më shumë mundësi për ta përkrahur ekipin e zemrës nga afër në kryeqytet. Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena” në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA”, kështu shkruhej në njoftimin e klubit të Dinamos, ndeshje e cila do të përcaktojë se cili ekip do të kualifikohet në “play off” të Ligës së Konferencës.




















