Armando Broja kapitull i mbyllur te Çelsi, interesohet Bërnli

Në këtë merkato të verës, Armando Broja është futbollisti i vetëm i Kombëtares shqiptare, që me klubin e tij nuk po gjen sistemimin e duhur sportiv. Sepse Çelsi e cilëson të larguar dhe  e “zhduk” nga lista e tij, bashkë me futbollistët e tjerë Ben Çilluell e Rahim Sterling, të cilëve u bashkohen edhe Aksel Disasi, Renato Veiga, Alfi Gilkrist, Karnei Chukuemeka, Leslei Ugoçuku dhe David Datro Fofana. Edhe pse nuk ka ardhur ende zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit shqiptar te Bërnli, te blutë e Londrës nuk ka më “gjurmë” të tij. Në faqen e internetit të Çelsit, tashmë janë zhdukur profilet e Brojës dhe të 8 lojtarëve të tjerë, të gjithë emra të cilët në klub i cilësojnë të larguar, edhe pse për disa prej tyre nuk ka ende oferta zyrtare. Në ditët në vazhdim pritet transferimi zyrtar, ndërkohë që Broja duhet të ketë minuta në kambë edhe për ndeshjet e Kombëtares në muajin shtator.

 

NOA