Kritikat ndaj De Geas, Solskajer e merr në mbrojtje: David është portieri më i mirë në botë

305
Sigal

Ditët e fundit, ish-kapiteni Roi Kin, ka shprehur kritika shumë të ashpra kundrejt Herri Meguajërit dhe David De Geas, fajtorët kryesorë në suksesin e munguar të Mançester Junajtidit kundër Totenhemit, lojtarë që sipas irlandezit janë të mbivlerësuar. Në këtë çështje u përfshi direkt trajneri i “Red Devils” dhe ish-shoku i skuadrës së Kinit, Ole Gunar Solskjaer. “David është portieri më i mirë në botë”, tha norvegjezi, që më pas shtoi: “Ka pësuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit ku kemi luajtur edhe ndaj Sitit, çelsit, Totenhemit dhe Evertonit. Ka bërë pritje të mëdha, prej tij kemi fituar ndeshje dhe jam i bindur se është portieri më i mirë në botë”.