Regjisori Edmond Budina në një intervistë deklaroi se nuk ka ndjerë asnjë shenjë të infektimit me koronavirus.
Budina tha se, ia kanë publikuar emrin pa i kërkuar leje, duke shtuar se i kanë lindur dyshime se gjithçka mund të jetë edhe e kurdisur.
“Unë si tani, si dje, si pardje kam qenë shumë mirë, nuk kam pasur asnjë shqetësim. Nuk kam asnjë shenjë të tipit të virusit Covid-19. Me këtë dua të them që edhe mund të jem i infektuar me Covid-19, por ndoshta jam asimptomatik. Edhe Roberti është shumë mirë. Të gjithë jemi mirë. As gruaja e Robertit e as fëmijët nuk kanë virus.
Gruaja dhe fëmijët e Robertit dolën negativë. Insistoi ISHP që të bëjë testin, sepse në familje ndërroi jetë halla. Doli se një grua që ishte në varrim ishte pozitive me koronavirus, e pas kësaj insistuan që të bëj testin. na bënë testin sepse na thanë se jemi kontakt i afërt, sepse në varrim ishte vëllai im Gjergji. Pas testit, dola pozitiv dhe u bë gjithçka publike”, tha Budina.
Robert Budina shtoi se gjuha që përdori Edi Rama në lidhje me të dhe vëllanë që u tha se ishte me Covid-19, ishte hipokrize.
“Dyshimi mbetet që mund të jem i infektuar kanë thënë ndoshta për shkak të protestës sonë për Teatrin. Më lënë të dyshoj fort, sepse nuk kishin arsye pse ta bëjnë publik kur nuk e kam kërkuar. Kjo më duket e çuditshme. Si mund ta bëjë këtë gjë kryeministri, që duhet të jetë i pari që duhet të ruajë privatësinë. Kishte gjuhë hipokrite, duke thënë se na vjen keq, por ndoshta na thotë që mos dilni në protesta se këta janë të infektuar. Unë pas 10 ditësh kam të drejtë të dal. Halla ime ka vdekur që më 5 qershor e sot jemi më datë 22 qershor. Nuk do kërkoj të bëj asnjë tampon”, deklaroi Budina.