Shkodra “nuk gjen qetësi”! Të shtëna me armë zjarri te Vau i Dejës, ja çfarë raportohet

117
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Qarkun e Shkodrës. Burime bëjnë me dije se një person është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit rajonal. Bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç nga Lezha.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ndërsa sipas të dhënave i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.