Reshje, shtrëngata dhe breshër? Ja çfarë rezervon moti për nesër

339
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak publikon parashikimin e motit për ditën e nesërme në territorin e vendit. Ndryshe nga sot dita nesër nis me kthjellime në një pjesë të madhe të vendit dhe duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura (përjashtuar vijën bregdetare).

Parashikimi:

Një tjetër ditë sot e cila nisi me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Megjithatë në momentet që po flasim përgjatë ultësirës perëndimore kanë nisur kthjellimet ndërsa vranësirat mbeten përgjatë relieveve kodrinore-malore. Deri në orët e vona të pasdites këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Por si do të vijoj moti për ditën e nesërme? Ndryshe nga sot dita nesër nis me kthjellime në një pjesë të madhe të vendit dhe duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura (përjashtuar vijën bregdetare). Vranësirat në relievet kodrinore-malore do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive, dhe lokalisht në formë rrebeshesh shoqëruar me breshër. Temperaturat në vlerat minimale parashikohe nga 15ºC në relievet malore deri në 19ºC në ato të ulta. Temperaturat në vlerat e mesditës pritet të pësojnë rritje dhe parashikohen nga 25ºC në relievet malore deri në 32ºC në ato të ulta“.