Dëmtimi e la jashtë fushe për disa muaj, rikthehet lojtari i Milanit

33
Sigal

Një dritë dielli në Milano. Kuqezinjtë, që po hasin vështirësi për shkak të lëndimeve, janë në fakt gjithnjë e më afër rikthimit të Ismaele Bennacer.

Mesfushori algjerian, siç raporton MilanNews, në fakt mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone. Stërvitjet e sotme dhe të nesërme do të jenë vendimtare, por ndjesitë janë pozitive.

Ndeshja e fundit e luajtur nga Bennacer daton në 10 maj 2023, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Interit.

Më shumë se gjashtë muaj më vonë, Pioli është gati ta përqafojë sërish, ndonëse është e qartë se mesfushorit do t’i duhet koha e nevojshme për të rifituar formën optimale.

Ismael Bennacer luan prej katër sezonesh në Milano. Më parë, ai ka luajtur për Tours dhe Empoli.