Dëmtimet e titullarëve, si ndryshon formacioni i Partizanit në fundjavë

151
Sigal

Partizani luan të diel në 17:45 me Erzenin në “Elbasan Arena”. Sfida vlen për javën e katërt të Superligës, me Demat e Colella që kryesojnë Superligën me pikë të plota (9).

Italiani i stolit duket se ka hasur në problemet e para te të kuqtë, me pesë nga lojtarët që shihen si titullarë të lënduar. Hoti, Da Silva, Matondo, Mensah apo edhe Preka nuk janë në 100 përqind të tyre.

Duket se mungesat në stërvitje kanë bërë që Colella të ketë një plan B, duke bërë gati edhe titullarët për ndeshjen e fundjavës, në rast se nuk ka surpriza nga stafi mjekësor.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Rrapaj, Murataj, Telushi, Cara, Cvetanovski (Da Silva), Skuka