Nga Agron KAJA
BOTËRORI “RUSI 2018”/ Ja si vjen në gazetën “Telegraf” atmosfera e eventit botëror të futbollit, përgatitjet e skuadrave në prag të ndeshjeve finale, miqësoret dhe lëvizjet e tjera
HISTORI NË BOTËROR
Top 10 lojtarët me moshë më të madhe në 20 Botërorë
Gjatë 20 Kampionateve botërorë që janë luajtur, janë aktivizuar futbollistë me moshë të re dhe moshë të madhe, ku këta të fundit bëjnë të veçantën për historinë që kanë bërë në skuadrat e tyre përfaqësuese. Kështu, ndër 10 futbollistët me moshën më të madhe që kanë kanë luajtur në Kampionate Botërorë, në vendin e parë renditet ish-portieri i Kolumbisë, i cili në Botërorin 2014 ishte në moshën 43 vjeçare. Pas tij renditet një nga portierët më të famshëm në Botë, dhe jo vetëm në Kampionate Botërorë, Roxher Milla i Kamerunit. Me fanelën e kombëtares së tij ai luajti në tre botërorë: 1982, 1990 dhe 1994, pikërisht në këtë të fundit pasi i kishte mbushur 42 vjeç. Një tjetër emër interesant në këtë tregues është edhe Pat Xhenings i Anglisë, ku në vitin 1986 ishte titullar në humbjen ndaj Brazilit, dhe më pas, bashkatdhetari i tij Piter Shilton, do të luante deri në moshën 41 vjeçare me Kombëtaren e “Tre luanëve”Angleze, në vitin 1990 në Botërorin që u zhvillua në Itali. Historia e portierëve me moshën më të madhe në botërorë, vazhdon me të madhin Dino Xof të Italisë, i cili pas përfundimit të Kupës së Botës në vitin 1982, gjeti momentin ideal për t’u tërhequr. Ndërsa 40-vjeçari tunizian Ali Boumnijel, në humbjen 1-0 me Ukrainën në Botërorin 2006, ishte 40 vjeç. Në Top-listën e 10 futbollistëve me moshë më të vjetër që kanë luajtur në Kampionate Botërorë, veçohen edhe Xhim Leighton i Anglisë dhe David Xhejms i Skocisë, të dy luajtën deri në moshën 39-vjeçare me përfaqësueset e tyre, dhe po deri në këtë moshë kanë luajtur në botërorë edhe Angel Labruna i Argjentinës në vitin 1958, si dhe kamerunasi Jozef Bell në Botërorin 1994 që u zhvillua në Amerikë.
E kërkuan tre kapitenë, dje Gjykata e Zvicrës liroi Guerreron nga burgu
Dënimi i kapitenit i Perusë, Paolo Guerrero, kishte zemëruar një komb të tërë, sepse mendohej që do të mungonte në Kupën e Botës, pasi rezultoi pozitiv në përdorimin e kokainës dhe u pezullua 1 vit. Ai e apeloi këtë dënim, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për substancën e marrë, dhe Apeli në FIFA e uli dënimin në 6 muaj. Në këtë situatë, tre kapitenët kundërshtarë të Perusë në Botëror, Loris i Francës, Xheniak i Australisë dhe Kjaer i Danimarkës, dy javë më parë i dërguan një kërkesë në FIFA-s, që kapiteni Guerrero të marrë pjesë në Botëror, me pretekstin se, ai duhet ta mbyllë karrierën me dinjitet në një aktivitet të rëndësishëm për çdo futbollist. Dhe dy ditë më parë, Gjykata Supreme Federale Zvicrës mori vendimin që Guerrero të luajë me Perunë në finalet e Kampionatit Botëror në Rusi, por çështja e tij qëndron e hapur. “Ju ftoj të jemi të bashkuar, të bashkuar si peruanë ne mund të fitojmë diçka që duket e pamundur”, kështu deklaroi dje Guerrero.
Një predikues islamik deklaron: Salah ka mallkim nga Zoti, prishi agjërimin
Në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve, Liverpul-Real Madrid, sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Mohamed Salah, pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull dhe u zëvendësua pa u mbyllur pjesa e parë. Gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë pas dëmtimit, dhe shteti i tij, Egjipti, u vu në alarm pasi është pjesëmarrës në ndeshjet finale të Botërorit, në grupin A së bashku me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Uruguajin. Për këtë finale ai prishi edhe agjërimin, e dje, një predikues islamik i ka vënë “vulën” këtij dëmtimi, duke deklaruar se, Mohamed Salah është ndëshkuar nga Zoti, pasi prishi agjërimin para ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve. Predikuesi nga Kuvajti, Mubarak al-Bathali, përmes një statusi të postuar në “Twitter”, shkruante se: “Zoti e ka ndëshkuar lojtarin, pasi ka ngrënë para ndeshjes gjatë muajit të shenjtë. Edhe pse myslimanëve u lejohet të ndalojnë agjërimin kur udhëtojnë, të hash para finales nuk ka asnjë justifikim, dhe Salah ka mëkatuar”.
Tifozët anglezë që do e shohin Botërorin nga shtëpia, çelin “Botërorin e ushqimeve”
Të veçantat që kanë sjellë ndër vite tifozët britanikë, i kanë veçuar ata shpesh si të dhunshëm, të dehur, por edhe ekstremistë. Gjithsesi, në prag të finaleve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, vjen një tjetër lajm për ata tifozë, të cilët nuk do të kenë mundësinë që të shkojnë në Rusi. Agjenci të ndryshme të lajmeve në ishull, dje kanë publikuar shifra, ku për ata që do të qëndrojnë në shtëpi, pritet që të shpenzojnë 240 milionë paund për ushqim dhe 297 milionë paund alkool, kjo nëse Anglia kalon në 1/8 e finaleve. Ndërsa, nëse Anglia kalon në finale, shpenzimet e tyre do të jenë 1.12 miliardë paund. Kështu, eventi i Botërorit të futbollit, mendohet që në Angli të jetë një ngjarje e madhe edhe për shitësit britanikë, pasi të ardhurat e tyre do të rriten pa nisur ndeshjet në Rusi.
E veçantë
Franca i frikësohet terroristëve, shtohen masat e sigurisë
Dje ka ardhur një lajm i veçantë nga Franca, e cila ka marrë një vendim duke u bërë shteti i parë që mbyll hapësirat publike të tifozëve për të ndjekur Kupën e Botës “Rusi 2018”, nga frika e sulmeve terroriste. Ministri i Brendshëm francez deklaroi dje se, këto zona që u përhapën masivisht gjatë Evropianit 2016 që u zhvillua në Francë, do të jenë plotësisht të ndaluara, si pjesë e masave të marra pas miratimit të një protokolli të ri sigurie. Këto hapësira tifozësh në ambiente publike, zakonisht në qendrat e qyteteve, janë pikëtakimi për mijëra vetë që mblidhen në një sipërfaqe shumë të vogël për të ndjekur ndeshjet në ekran gjigant.
HISTORI
FINALET E BOTËRORËVE
1.Uruguai/ 30 qershor 1930
Uruguai-Argjentinë 4-1
2.Romë/ 10 qershor 1934
Itali-Çekosllovaki 2-1
3.Francë/ 19 qershor 1938
Itali-Hungari 4-2
4.Brazil/ 16 korrik 1950
Uruguai-Brazil 2-1
5.Uruguai/ 1 korrik 1954
RFGJ-Hungari 3-2
6.Suedi/ 29 qershor 1958
Brazil-Suedi 5-2
7.Kili/ 17 qershor 1962
Brazil-Çekosllovaki 3-1
8.Angli/ 30 korrik 1966
Angli-RFGJ (Shtesë) 4-2
9.Meksikë/ 21 qershor 1970
Brazil-Itali 4-1
10.RFGJ/ 7 korrik 1974
RFGJ-Holandë 2-1
11.Argjentinë/ 25 qershor 1978
Argjentinë-Holandë 3-1
12.Spanjë/ 11 korrik 1982
Itali-RFGJ 3-1
13.Meksikë/ 26 qershor 1986
Argjentinë-RFGJ 3-2
14.Itali/ 8 korrik 1990
RFGJ-Argjentinë 1-0
15.USA/ 17 korrik 1994
Brazil-Itali (penallti) 3-2
16.Franca/ 12 korrik 1998
Francë-Brazil 3-0
17.Kore-Japoni/ 30 qershor 2002
Brazil-Gjermani 2-0
18.Gjermania/ 30 qershor 2006
Itali-Francë (Italia 1-1
- Afrika J/ 11 korrik 2010
Spanjë-Holandë 1-0
20.Brazil/14 korrik 2014
Gjermani-Argjentinë 1-0
21.Rusi/ 15 korrik 2018
SKUADRAT FITUESE
Brazili 5 herë
Italia 4 herë
Gjermania 4 herë
Uruguai 2 herë
Argjentina 2 herë
Anglia 1 herë
Franca 1 herë
Spanja 1 herë
SLOGANET E SKUADRAVE
GRUPI A
Rusia/ Luajmë me zemër
Arabia Saudite/ Kalorësit e shkretëtirës
Egjipti/ Përpara Faraonëve, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë
Uruguai/ Shkëlqen dielli në Rusi, qielli është i gjithi i kaltër
GRUPI B
Portugalia/ E kaluara, lavdi; e tashmja, histori
Spanja/ Së bashku jemi të pamposhtur
Maroku/ Luanët e Atlasit, krenaria e Marokut
Irani/ 80 milionë persona, 1 komb
GRUPI C
Franca/ Forca juaj, pasioni ynë!
Australia/ Tregohuni trima dhe guximtarë, Soçeros verdhegjelbër
Peruja/ U kthyem!
Danimarka/ Së bashku do të shkruajmë historinë!
GRUPI D
Argjentina/ Të bashkuar për një ëndërr!
Islanda/ Të bëjmë realitet ëndrrën tonë
Kroacia/ Vend i vogël, ëndrra të mëdha
Nigeria/ Krahët e krenarisë afrikane
GRUPI E
Brazili/ Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra
Zvicra/ 4 gjuhë, një komb
Kosta Rika/ Nuk ka gjëra të pamundura kur luan një shtet i tërë
Serbia/ Një ekip, një ëndërr
GRUPI F
Gjermania/ Së bashku do të shkruajmë historinë
Meksika/ Të lindur në Meksikë, të lindur për fitore
Suedia/ Të bashkuar për Suedinë!
Koreja e Jugut/ Tigra të Azisë, pushtoni botën!
GRUPI G
Belgjika/ Djaj të kuq me një mision
Panamaja/ Jemi forca e dy deteve!
Tunizia/ Po vijnë Shqiponjat, krah për krah lojtarë dhe tifozë
Anglia/ Të kthehemi triumfues!
GRUPI H
Polonia/ Përpara, Poloni!
Senegali/ E pamundur të mos jesh senegalez!
Kolumbia/ 1 ëndërr, 3 ngjyra dhe 50 milionë zemra
Japonia/ Koha e betejës erdhi, o Samurajit blu!
KALENDARI
GRUPI A/ SKUADRAT
Rusia
Arabia Saudite
Egjipti
Uruguai
NDESHJET NË GRUP
Moskë/ 14.06.2018
Rusi-Arabia S 18:00
Ekaterinburg/ 15.06.2018
Egjipt-Uruguai 17:00
Shën Petersburg/ 19.06.2018
Rusi-Egjipt 21:00
Rostov/ 20.06.2018
Uruguai-Arabia S 18:00
Samara/ 25.06.2018
Uruguai-Rusi 18:00
Volgograd/ 25.06.2018
Arabia S-Egjipt 17:00
GRUPI B/ SKUADRAT
Portugalia
Spanja
Maroku
Irani
NDESHJET NË GRUP
Shën Peterburg/ 15.06.2018
Marok-Iran 18:00
Soçi/ 15.06.2018
Portugali-Spanjë 21:00
Moskë/ 20.06.2018
Portugali-Marok 15:00
Kazan/ 20.06.2018
Iran-Spanjë 21:00
Saransk/ 25.06.2018
Iran-Portugali 21:00
Kaliningrad/ 25.06.2018
Spanjë-Marok 20:00
GRUPI C/ SKUADRAT
Francë
Australi
Peru
Danimarkë
NDESHJET NË GRUP
Kazan/ 16.06.2018
Francë-Australi 13:00
Saransk/ 16.06.2018
Peru-Danimarkë 19:00
Samara/ 21.06.2018
Danimarkë-Australi 16:00
Ekaterinburg/ 21.06.2018
Francë-Peru 20:00
Moskë/ 26.06.2018
Danimarkë-Francë 17:00
Soçi/ 26.06.2018
Australi-Peru 17:00
GRUPI D/ SKUADRAT
Argjentinë
Islandë
Kroaci
Nigeri
NDESHJET NË GRUP
Moskë/ 16.06.2018
Argjentinë-Islandë 16:00
Kaliningrad/ 16.06.2018
Kroaci-Nigeri 21:00
Novgorod/ 21.06.2018
Argjentinë-Kroaci 21:00
Volgograd/ 22.06.2018
Nigeri-Islandë 18:00
Shën Peterburg/ 26.06.2018
Nigeri-Argjentinë 21:00
Rostov/ 26.06.2018
Islandë-Kroaci 21:00
GRUPI E/ SKUADRAT
Brazil
Zvicër
Kosta Rika
Serbi
NDESHJET NË GRUP
Samara/ 17.06.2018
Kosta Rika-Serbi 16:00
Rostov/ 17.06.2018
Brazil-Zvicër 21:00
Shën Peterburg/ 22.06.2018
Brazil-Kosta Rika 15:00
Kaliningrad/ 22.06.2018
Serbi-Zvicër 20:00
Moskë/ 27.06.2018
Serbi-Brazil 21:00
Novgorod/ 27.06.2018
Zvicër-Kosta Rika 21:00
GRUPI F/ SKUADRAT
Gjermani
Meksikë
Suedi
Korea Jugut
NDESHJET NË GRUP
Moskë/ 17.06.2018
Gjermani-Meksikë 18:00
Novgorod/ 18.06.2018
Suedi-Korea Jugut 15:00
Rostov/ 23.06.2018
Korea Jugut-Meksikë 18:00
Soçi/ 23.06.2018
Gjermani-Suedi 21:00
Kazan/ 27.06.2018
Korea Jugut-Gjermani 17:00
Ekaterinburg/ 27.06.2018
Meksikë-Suedi 19:00
GRUPI G/ SKUADRAT
Belgjikë
Panama
Tunizi
Angli
NDESHJET NË GRUP
Soçi/ 18.06.2018
Belgjikë-Panama 18:00
Volgograd/ 18.06.2018
Tunizi-Angli 21:00
Moskë/ 23.06.2018
Belgjikë-Tunizi 15:00
Novgorod/ 24.06.2018
Angli-Panama 16:00
Kaliningrad/ 28.06.2018
Angli-Belgjikë 20:00
Saransk/ 28.06.2018
Panama-Tunizi 21:00
GRUPI H/ SKUADRAT
Poloni
Senegal
Kolumbi
Japoni
NDESHJET NË GRUP
Saransk/ 19.06.2018
Kolumbi-Japoni 15:00
Moskë/ 19.06.2018
Poloni-Senegal 18:00
Ekaterinburg/ 24.06.2018
Japoni-Senegal 20:00
Kazan/ 24.06.2018
Poloni-Kolumbi 21:00
Volgograd/ 28.06.2018
Japoni-Poloni 17:00
Samara/ 28.06.2018
Senegal-Kolumbi 18:00
1/8 FINALEVE
Soçi/ 30.06.2018
1)E para A-E dyta B 21:00
Kazan/ 30.06.2018
2)E para C-E dyta D 17:00
Moskë/ 01.07.2018
3)E para B-E dyta A 17:00
Novgorod/ 01.07.2018
4)E para D-E dyta C 21:00
Samara/ 02.07.2018
5)E para E-E dyta F 18:00
Rostov/ 02.07.2018
6)E para G-E dyta H 21:00
Shen Peterburg/ 03.-7.2018
7)E para F-E dyta E 17:00
Moskë/ 03.07.2018
8)E para H-E dyta H 21:00
ÇEREKFINALET
Novgorod/ 06.07.2018
A)Fituesi 1-Fituesi 2 17:00
Kazan/ 06.07.2018
B)Fituesi 5-Fituesi 6 21:00
Soçi/ 07.07.2018
C)Fituesi 3-Fituesi 4 21:00
Samara/ 07.07.2018
D)Fituesi 7-Fituesi 8 18:00
GJYSMËFINALET
Shën Petersburg/ 10.07.2018
E)Fituesi A-Fituesi B 21:00
Moskë/ 11.07.2018
F)Fituesi C-Fituesi D 21:00
VENDI 3-4
Shën Petersburg/ 14.07.2018
Humbësi E-Humbësi F17:00
NDESHJA FINALE
Moskë/ 15.07.2018
Fituesi E-Fituesi F 18:00