Dëmtim horror, ish futbollisti i Milan-it i thyen këmbën kundërshtarit (FOTO)

158
Sigal

Futbollisti i Greuther Furth, Marko Mejerhefer ka pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Ajntraktit në Frankfurt!

Në minutën e 87-të gjatë një dueli me ish-futbollistin e Milanit, Jens Peter Hauge, mbrojtësi Greuther Furth, pa këmbën e tij të kthyer 180 gradë. Një dëmtim horror ky dhe pamje me të vërtetë rrëqethëse. Mbrojtësi u transportua menjëherë nga fusha drejt spitalit, ku iu nënshtrua një poracioni të shtunën mbrëma.

Hauge, i cili ishte në duel me futbollistin e Greuther Furth, ka qarë në fushë, pohojnë mediat gjermane, ndërsa përfundoi sezonin për Mejerhefer.