Shkoi në Greqi për të blerë mobilje, zhduket në rrethana të paqarta 41-vjeçari shqiptar

168
Sigal

Një 41-vjeçar i quajtur Panajot Kaleshi, nga fshati Livadhja i Bashkisë së Finiqit raportohet i zhdukur që prej datës 31 mars të këtij viti. Në media është publikuar edhe fotoja e tij, ndërkohë që po kërkohet nga familjarët në Greqi. Mësohet se Kaleshi kishte shkuar bashkë me nënën e tij në Platamonas të Pireut në Greqi për të blerë disa mobilje për shtëpinë.

Por ai është shkëputur për disa çaste nga e ëma gjatë kohës që ndodhej në Pire dhe ka shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momenti rezulton i zhdukur. Ai kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza.