De Biazi: “Hysaj, lojtar me cilësi, i motivuar, por mund të ndodhë që edhe ai të kalojë momente negative”

450
Sigal

Xhani de Biazi ka folur për “Radio Goal” për momentin që po kalon Elseid Hysaj, i cili kohët e fundit është lënë në stol, por edhe kritikuar për paraqitjet e tij. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë nuk dyshon për potencialin e shkodranit.

“Hysaj është një lojtar me cilësi, i motivuar, por mund të ndodhë që edhe ai të kalojë momente negative. Është futbollist i besueshëm dhe me rendiment të lartë”, u shpreh italiani.

Ndërkohë, kur u pyet për mundësinë që të drejtojë skuadrën e Interit, De Biazi u përgjigj duke bërë humor: “Më telefonojnë gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi në darkë. Për këtë arsye, detyrohem të fik edhe telefonin”./panoramasport