Projektligji i Beqaj për shtrenjtimin e ilaçeve me 2.4 % në favor të klientelës së majtë

533
Sigal

Një mega-skandal
me pasoja të rënda në financat shqiptare dhe xhepat e të sëmurëve, mund të
konsiderohet ligji i ri që po përgatit qeveria për sa i përket pullave të
barnave mjekësore pullat. Ndërkohë që aktualisht këto pulla kanë çmim fiks me
projektligjin e ri që qeveri ka bërë gati, jo vetëm që kjo tarifë do të rrite
në 2.4 për qind të çmimit të produktit, por kjo shndërrohet direkt në një taksë
dhe jo më një çmim pulle. Përveç të tjerave, në këtë projektligj i garantohet
konçesionarit se nëse xhiro totale bie nën 128 milionë euro, atëherë do të jetë
shteti ai që do të duhet t’ia kompensoj. “Konçesionari nuk do të jetë
përgjegjës për dëmet direkt ose indirekte të shkaktuara ose të pësuara nga
Autoriteti, ose çdo Përdorues Fundor, Importues ose Prodhues si rezultat i
mos-dorëzimit të Pullave Fiskale si rrjedhojë e sa më sipër”, thuhet në
projektligjin që media e disponon të plotë. Pikërisht ky ligj ka mbërritur në tryezat
e deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë dhe pritet që me forcën e kartonit
të përfundojë duke u miratuar. Për ilustrim çmimi i pullës gjatë qeverisjes së
djathtë ka qenë vetëm 6 lekë të vjetra, ndërsa me projektligjin e ri shkon
rreth 120 lekë të vjetra. Thënë ndryshe një rritje mbi 20 herë, ndërkohë që të
gjithë vendet e BE-së e kanë hequr prej kohësh pullën dhe çdo kuti barnash ka
bar-kodin e vet dhe vetëm ndonjë vend i caktuar që vendos pullën e përdor vetëm
për barnat që jepen për rimbursim.