Kthjellime por temperaturat disa gradë nën zero, parashikimi i moti për sot

103
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zona luginore era tepër intensive me shpejtesi deri në  12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET

Temperaturat në °C

Shkodër -3/8 Diell

Kukës -5/1Diell

Lezhë 0/7 Diell

Dibër -9/2 Diell

Durrës -1/10 Diell

Tiranë 0/7 Diell

Elbasan -3/6 Diell

Berat -4/8 Diell

Vlorë 0/9 Diell

Korcë -8/-2 Diell

Gjirokastër -2/8 Diell

Sarandë 0/11 Diell.