Analizë nga Engjëll Musai / Qytetarët dhe ekspertët i bëjnë gjyqin kapjes së Reformës në Drejtësi nga Partia-Shtet, oligarkia dhe grupet kriminale. Harta e Re Gjyqësore, synon kapjen nga politika të Drejtësisë, ndëshkimin e avokatëve, dhunimin e lirive, të Drejtave të Njeriut dhe favorizon vetgjyqësinë dhe korrupsionin. Reagon Berisha: Për t’a bërë funksional sistemin e drejtësisë do të bëjmë ‘Referendum Popullor’ në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe Komisionin e Venecias
Analizë nga Ëngjëll Musai
Drejtor i Gazetës Telegraf
Rigrupimi i gjyqeve në tre gjykata rrit kontrollin politik në Drejtësi si dhe kostot për xhepat e qytetarëve. Harta e Re Gjyqësore tregon se Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe kjo duket nga shpejtësia me të cilin po shoqërohet procesi. Synimi i qeverisë me Hartën e Re Gjyqësore ka realizimin e 4 qëllimeve: Kapjen nga politika, Ndëshkimin e avokatëve, Favorizimin e vetgjyqësisë dhe korrupsionit si dhe Dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
-Ja pasojat që do të sjellë për qytetarët “Harta e Re Gjyqësore”, pjesë e reformës të dështuar në drejtësi.
Po e nis çështjen e Hartës së Re Gjyqësore, shkrirjes së gjykatave të Apelit, grupimit në Gjykatën e Tiranës si dhe dështimit të Reformës në Drejtësi, me një thënie klasike të ish-kreut të CIA-s Xhorxh Tened, i cili në kujtimet e tij në librin “Në sytë e ciklonit”, theksonte se çdo mendim është individual dhe jo përgjithësues në emër të inteligjencës dhe aq më tepër në emër të popullit. Ndaj ai theksonte për çdo çështje, në institucionin e vetë, apo në raportimet në Shtëpinë e Bardhë se:”Unë Mendoj, dhe Gjykoj”. Pikërisht kështu po e nis edhe unë duke menduar dhe gjykuar se: Politikanët, deputetët, Kryeministri, qeveria e Rilindjes dhe anëtarët e KPA-së edhe pse një pjesë janë të kapur nga politika qeverisëse. E kaluara dhe dokumentat e falcifikuara dhe në shkelje të kritereve, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre ligjore, shtetërore dhe politike ndaj votuesit duke marrë hallet e qytetarëve dhe t’i kthejnë në politik-bërje, nëpërmjet Ligjeve, Dekreteve, VKM, Urdhrave dhe Udhëzimeve në dobi të shtetasve pa dallime politike, krahinore dhe fetare.
Harta e Re Gjyqësore tregon se Reforma në Drejtësi ka dështuar. Dhe dështimi i kësaj Reforme duket nga shpejtësia me të cilin po shoqërohet procesi, çka vërteton hipotezën, se Reforma në Drejtësi ka qenë e pastudiuar, dhe për të “mbuluar” mungesën e gjyqtarëve, po shkurtohen gjykatat. Qëllimi i vërtetë i qeverisë me Hartën e Re Gjyqësore ka realizimin e 4 prioriteteve: Kapjen nga politika, ndëshkimin professional të avokatëve, krijimin e një situate të rëndë sociale dhe dhunimin e të drejtave të njeriut. Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e “argumenton” uljen e numërit të gjykatave pas 102 vjetëve, për t’i “shërbyer popullit”?! Kjo është marrëzi ose papërgjegjshmëri, e cila nuk bëhet nga ndonjë njeri i zakonshëm. “Patronazhist” apo siç quhet me emrin e ri “Aktivist” i fushatave zgjedhore të radhës apo militant i radhës në kohën e dosjes 184 të Dibrës, por bëhet pikërisht nga ministri i Drejtësisë i cili është përgjegjës për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Kjo tregon se ministri Manja ose nuk e ka lexuar projektligjin ku duhej të ishte bashkautor me KLGJ-në, ose bën diversion. Nëse është diversion, kjo po, është më e pranueshme. Personalisht mendoj, se diversioni është më afër të vërtetës. Me këtë projekt Rama po tenton të uzurpojë të gjithë drejtësinë, me qëllimin final, diversionin, burgosjen dhe syrgjynosjen e kundërshtarëve politikë, brenda ‘korporatës’ së Rilindjes, pse jo edhe të opozitës së re, e cila konsiderohet si rrezik potencial për largimin me çdo kusht me mjete të njohura demokratike të qeverisë të korruptuar dhe me nuanca autokrate. Ky devijim që po i bëhet Reformës në Drejtësi, nëpërmjet ‘Hartës së Re Gjyqësore’, nxjerrë në pahë shqetësimin e deklaruar nga ish-kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, kur Parlamenti miratoi ligjin për Vettingun, për të cilin deklaroi se: “Nëse ky ligj do të zbatohet me përpikmëri, korektësi dhe pa devijime do të jetë i suksesshëm. Nëse devijohet rrugës me ndërhyrje dhe arnime, atëherë, Ligjin për Reformën në Drejtësi e pret dështimi”. Koha po tregon se përvoja profesionale e Xhafës, i dha atij plotësisht të drejtë. Në këtë kuadër duke marrë shkas nga dy deklaratat e mësipërme, ajo profesionale e ish-ministrit Xhafa, dhe amatorizmi apo diversioni i Manjas, por edhe konferencën e djeshme të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, po paraqisim si më poshtë qëllimin e vërtetë të maskaradës me “Hartën e Re Gjyqësore”, të propozuar nga “Manja-KLGJ” dhe të mbrojtur me pathos partiak dhe anti-demokratik nga Kryeministri Rama, pasi është një ligj i posaçëm dhe në shërbim të ‘KÇK” së tij dhe që po menaxhohet nga Agaçi dhe Balla.
Rigrupimi i gjyqeve në tre gjykata rrit kontrollin politik në Drejtësi si dhe kostot për xhepat e qytetarëve.
Përqëndrimi i dhënies së drejtësisë vetëm në Tiranë dhe vetëm në 3 Gjykata, (Gjykatë kombëtare Apeli, Admistrative dhe Giykatë e Lartë) rrit kontrollin politik mbi Drejtësinë. 18 gjykata në të gjithë vendin synohen të mbyllen, pa asnjë studim fizibileti lidhur me kohën, hapësirat, godinat, sallat e gjyqit, dizajnin, projektet inxhinierike dhe IT, për prokuroritë, për trasportin e të paraburgosurve, kostot e lëvizjes së gjyqtarëve etj. Janë harxhuar miliona për Reformën në Drejtësi, për godinat e gjykatave, pajisjet, sistemin, dixhitalizimin. Dhe që të gjitha këto miliona shpërdorohen dhe digjen nga zjarri i politikës, edhe pse taksapaguesit e vendeve të BE, SHBA por edhe të qytetarëve shqiptarë, më të varfërve të botës. Ndaj termi ose përcaktimi Harta e Re Gjyqësore, është slogan, pasi më saktë duhet thënë shkrirje dhe grumbullim në një gjykatë. Harta do të thotë zgjerim dhe shërbim tek qytetari, jo diskriminim i tyre. Justifikimi i KLGJ dhe ministrisë së Drejtësisë, se qytetarët dhe personat e arrestuar apo dënuar mund të mos paraqiten në gjykatën e Apelit, por edhe gjykatat e rretheve që do mbyllen, pasi mund të përfaqësohen vetëm nga avokatët, është një shkelje e rëndë dhe falimentim i reformës në drejtësi dhe kthim në modelin komunist. Asnjë vend i BE ose Ballkanit Perëndimor me popullsi të ngjashme me ne, nuk ka paraqitur një dokument të ngjashëm për mbyllje të tilla drastike të gjykatave dhe prokurorive.
Ja pasojat që do të sjellë për qytetarët dhe të arrestuarit “Harta e Re Gjyqësore”, pjesë e reformës së dështuar në drejtësi.
E ashtuquajtura ‘Harta e Re në Drejtësi” do e fusë Shqipërinë qëllimisht në kolaps. Ajo do të ketë kosto për gjyqet e vonuara dhe paratë do i paguajë shteti nga taksat e qytetarëve. Vetëm transferimi i dosjeve dhe arkivi i gjykatave do kërkojë muaj të tërë për t’u sistemuar dhe shpërndarë. Shoqërimi i 30 të burgosurve të rrezikshëm me 30 autoburgje dhe 30 makina shoqërimi do të jetë rrezik potencial për ngjarje kriminale, pasi në rrethe njiheshin personat që lëviznin afër gjykatave, ndërsa në Tiranë, është e pamundur identifikimi. Një problem tjetër ka të bëjë me faktin se ku do qëndrojnë të dënuarit? Në 1 gjykatë? Qytetarët do të kenë shpenzime të papërballueshme në këtë situatë krize, kur njerëzit janë pa bukë, pa ilaçe, pa mjekësi, ndërsa dëshmimtarët nuk vijnë në gjykata, sepse kanë frikë të udhëtojnë, dhe kanë shpenzime. Ja pra, pse ky fakt është një tjetër dështim për Reformën në Drejtësi dhe disa shembuj të tjerë si më poshtë:
1)- Një qytetar del në pension, por ka mosmarrëveshje për dokumentat apo vlerën e përfituar nga pensioni. Do fillojë gjyqin në shkallën e parë, i cili zgjat 6 muaj. Institucioni tjetër do e apelojë. Do vijë çështja në Apelin e Tiranës dhe radha i vjen pas 5 vitesh. Pra: jo vetëm pensionin që nuk e merr, por kur të mbarojë gjyqi, pensionisti në pritje mund të jetë ndarë nga kjo jetë. E njëjta situatë edhe me pronën.
2)- Një biznesi i vihet gjobë nga Tatimet, OSHEE, Ujësjellësi, Policia etj. Gjoba shkon deri 1 milion lekë. Mendoni se për 1 mijë USD do ndjekë gjyqin deri në Apelin e Tiranës, ku shpenzimet janë 5 fishin e kësaj vlere? Atëherë mendoj se ata do kërkojnë zgjidhjen më të thjeshtë. Do i japin bakshish kontrollorëve që do i vendosin gjobën dhe do e mbyllin çështjen. Atëherë lind pyetja: “Çfarë na solli reforma e re në drejtësi? Na solli korrupsionin!
3)- Dhuna në familje, do vijë në gjykatën e Apelit. Kush do t’i mbrojë palët ankimuese nga Saranda, Kolonja, Skrapari, Tropoja etj deri në Tiranë? Po dhënia e ushqimit të fëmijëve për çiftet që ndahen si do zgjidhet. Ju mendoni se Nënat që ndahen dhe që duan të marrin lekët që nuk ia paguan ish-bashkëshorti do vijnë nga ana e anës në gjykatën e Apelit në Tiranë? Po deri sa të mbarojë gjyqi me se do i ushqejë kjo nënë fëmijët e vegjël? Për 50 deri 70 mijë lekë të vjetra do ndjekë gjyqin në Tiranë. Ajo nuk ka lekë për bukë, jo më të paguajë avokat, autobuza, hotel dhe do marrë edhe fëmijët me vete! Prandaj e rrëzuam komunizmin për këtë palo Reformë në Drejtësi dhe palo Hartë të Re Gjyqësore? Deri tani qeveria u mor me spastrimet politike dhe klienteliste të gjykatave dhe prokurorive, tani është radha e popullit, që pasi e kuptoi marrëzinë që ka bërë me votimin për deputetët e Rilindjes, të merret me veten duke mos i votuar dhe të kërkojë largimin e këtij sekti.
4)- Dikur shqiptarët thoshin se zgjidhjen ja lëmë në dorë Drejtësisë, tani nuk ka as gjykata dhe as drejtësi, por ka vetëm vetgjyqësi. Mendoni si do e zgjidh çështjen një njeri, që i vjedhin gomarin, delen, biçikletën etj. Do hapë gjyq dhe të vijë për të kërkuar drejtësi nga ana e anës në gjykatën e Apelit në Tiranë? Po vetëm shpenzimet janë 10 fishi i kësaj vlere! Atëherë kjo bëhet shkak që njerëzit t’i zgjidhin çështjet me vetëgjyqësi. Po pse për vetëgjyqësi u shpenzuan deri tani mbi 220 milion USD nga taksapaguesit e BE dhe SHBA?!
5- Në 1 ditë do kemi 30 autoburgje në Tiranë, minimalisht edhe 30 makina shoqërimi dhe 5 policë e 1 shofer për çdo autoburg. Pra 200 persona në ditë që duan dieta, shpenzime karburanti, amortizim makinash etj. Vetëm ujë po t’u jepet duhen 200 bidona. Kush i paguan këto para? Taksapaguesit qytetarë, që jetojnë me pensione minimale dhe asistencë qesharake?
Ka edhe shumë e shumë fakte të tjera, të cilat tregojnë se Reforma në Drejtësi, nuk po bëhet për të sjellë drejtësinë shqiptarëve, por për të mbrojtur klanin e matrapazëve, hajdutëve të qeverisë të lidhur me inceneratorët, tenderat, investimet strategjike, ilaçet, spitalet, rrugët, dhe gjithçka që në këtë botë e ka emrin KORRUPSION.
01
Reforma në Drejtësi, po shkatërron Liritë dhe të Drejtat e Njeriut duke çuar Shqipërinë drejt greminës.
Mosdhënia e drejtësisë është shoqëruar me humbjen e besimit të një procesi të rregullt ligjor, te shteti i së drejtës, i cili “largohet” edhe më shumë si mundësi, çka mund të kërkohet si zgjedhje vetëgjyqësia, si padurim nga rritja e krimit dhe e vështirësive ekonomike. Bojkoti i Shoqatës Kombëtare të Avokatëve është një drejtë kushtetuese e ligjore, që ka si motiv mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, që kanë vite që dremisin në “dyert e mbylluara” të gjykatave. Zgjimi nga mosbesimi është alternativa e vetme e zgjidhjes së padrejtësive, ndaj qytetarët e rretheve që u mbyllen dyert e drejtësisë duhet të çohen në protesta dhe të mbështesin avokatët, të cilët si qëllim final kanë mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Qytetarëve.
Maskarada, që ka mbërthyer Vettingun në Shqipëri, me KPA, KPK dhe personazhet e ONM,që shantazhojnë në korridoret e këtyre institucioneve, si “gestapua” e dikurshme, është modeli më unikal, i zbatuar vetëm në Shqipëri. Në vijim, ashtu sikurse kemi bërë me dije do të japim fakte dhe prova tronditëse për zbatuesit e këtij Vettingu, orgjitë dhe qokat në shërbim të oligarkisë së pushtetit duke e konsideruar Shqipërinë si rend, që i përket rendit feudal. Sistemi modern gjyqësor lindi në Angli për të mbrojtur të varfërit, pasi të pasurit ( oligarkët e sotëm në Shqipëri) e mbronin veten dhe shfrytëzonin të varfërit. Pikërisht për të realizuar drejtësinë dhe barazinë u krijuan Gjykatat.
Berisha për kapjen e Reformës në Drejtësi: Referendum popullor, bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Komisionin e Venecias
Si do ta sjellim në shina dhe ta bëjmë funksional sistemin e drejtësisë?
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet on-line Berisha u ndal fillimisht te skandali që ka përfshirë botën, McGonigal-Rama. Më tej ai foli për drejtësinë dhe reformim të saj. Sipas tij, do të ketë referendum popullor dhe pas këtij referendumi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe komisionin e Venecias për të ndërhyrë me reformë të thellë në këtë sistem.
Së pari për të ndërhyrë në këtë sistem kryekëput të korruptuar dhe të kontrolluar nga qeveria, vepër e Sorosit dhe mafies së tij është jetike dhe vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Referendum popullor dhe pas këtij referendumi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe komisionin e Venecias ne do të ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem t’ia kthejmë drejtësinë ligjit. Drejtësia shqiptare të jetë e pavarur nga politika, nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare, por e varur nga ligji dhe kushtetuta e vendit. Pas referendumit do të miratohen ligje që do t’i nënshtrohen referendumit.
Së dyti, marrja peng e opozitës dhe çështja e non-gratës dhe kjo vazhdon me aktin korruptiv mafioz madhor. Pasi e futën në thes ish-kreun e PD, tani duhet të rrënonin edhe një njeri tjetër, që kishte vetëm autoritet moral dhe asnjë fuqi vendimmarrëse në PD prej 8 vitesh, duhej të rrënonin Sali Berishën. Këtu mafia e Sorosit, në një lobim korruptiv me Ramën, me guvernatoren Yuri Kim u shndërrua në mbështetësen më fanatike të organizatës kriminale të Edi Ramës dhe ia dolën të fitojnë të marrin firmën e Blinken për shpalljen non-grata të një njeriu, që gjatë karrierës kishte dy epitete: shumë pro-amerikan dhe i pakorruptuar.