Ç’po ndodh te Juventus? Plas sherri, Ronaldo ofendon rëndë Sarrin

510
Sigal

Raportet mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Mauricio Sarri janë të acaruar.

Një video e publikuar nga “Gazetta dello Sport”, portugezi shikohet se e ka sharë nga nëna teknikun e Juventusit në momentin kur u zëvendësua në takimin me Milanin. Nga video dëgjohet se Ronaldo i thotë “birë bushtre” Sarrit në momentin kur i drejtohet dhomave të zhveshjes.

Një situatë aspak e mirë në kampin e bardhezinjëve me drejtuesit e “zonjës së vjetër” që po mundohen të normalizojnë ekulibrat në skuadër.