Është një nga trajnerët më të kërkuar në treg, vëllai zbulon të ardhmen e Guardiolës

314
Sigal

E ardhmja e Man.City, disa nga yjeve por dhe e vetë trajnerit Pep Guardiola, është e lidhur ngushtë me vendimin që pritet të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Mbi “qytetarët” qëndron në fuqi dënimi i dhënë nga UEFA, që i heq mundësinë për të luajtur në Europë për dy vitet e ardhshme. I pari që reagoj ishte pikërisht tekniku katalunjas i cili shprehu vullnetin e tij për të qëndruar në krye të City pavarësisht dënimit.

Esp La Maman De Pep Guardiola Decede Du Coronavirus Icon Spi 082 Ds Man Utd Man City,282345

Pep ka një kontratë të vlefshme me ekipin anglez deri në vitin 2021, kërkon të respektoj këtë kontratë për të nisur më pas një aventurë të re. Shpesh është folur për një kalim të mundshëm tek Juventus apo për një rikthim në Mynih, por vëllai i tij, Pere Guardiola, njëkohësisht edhe menaxher i tij, ka një tjetër version për të ardhmen e teknikut spanjoll: “Pep ka ëndërr të drejtoj një përfaqësuese një ditë, por të shohim se çfarë do të ndodh. Kur të jetë momenti i duhur, nëse do të marrë një ofertë, do ta vlerësojmë. Nuk është diçka e cila pritet të ndodh shpejt”, u shpreh menaxheri i Guardiolës.