30-vjet pas takimi historik i vitit 1990 midis Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia dhe Kongresistëve Joe DioGuardi dhe Tom Lantos 

775
Sigal

Kujtimet e Kongresistit Amerikan Joe DioGuardi: Nëntë muaj të mandatit tim si Kongresist i SHBA shqiptarët të zbulojnë se babai im ishte shqiptar etnik

Ramiz Alia: Ne shqiptarët njihemi si inatçi, por në politikë nuk jemi të tillë. Në politikë duhet pasur mendjen e freskët

– Si u pajtua Kongresisti Lantos me Ramiz Alinë pasi ishte koha e duhur që të vendosen marrëdhëniet diplomatike USA- Shqipëri

Në 30 vjetorin e takimit në Tiranë, më 30 maj 1990, të Presidenti i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Ramiz Alia, me Kongresmenët Tom Lantos, Anëtar i rëndësishëm i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA dhe Kryesuesin e delegacionit permanent të qeverisë së SHBA në Parlamentin Evropian, si dhe Kongresmenin Joe DioGuardi. 

Ajo që vijon janë ekstraktet më të rëndësishme nga takimi historik në mes të Presidentit Ramiz Alia dhe Kongresistëve Tom Lantos dhe Joe DioGuardi:

Takimi historik i vitit 1990 midis Presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia dhe Kongresistëve Joe DioGuardi dhe Tom Lantos Kur fillova të shërbej njerëzit e zonës time zgjedhore në Ëestchester County, Neë York, më 4 janar 1985, pas një gare shumë të ashpër për të fituar një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, apsolutisht nuk e kisha idenë se populli shqiptarë në Jugosllavi do të ketë nevojë për zërin tim në Uashington. Unë garova si një Kontabilist Publik i Certifikuar si italian i Amerikës me një “logjikë të shëndoshë” që të sjelli përgjegjësinë fiskale dhe llogaridhënien financiare në procesin buxhetor të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte filluar të përjetonte deficite të mëdha vjetore dhe rritje të shpejtë të borxhit kombëtar. Unë kam lindur në Bronx më 20 shtator 1940, dhe jam rritur aty derisa në vitin 1957 prindërit e mi u shpërngulën në Ëestchester County, ku kam garuar për Kongres në vitin 1984 (pasi lash një karrierë njëzet e dy vjeçare si një CPA në atë që atëherë në Amerikë ishte një firmë më e madhe e kontabilitetit dhe e auditimit). U deshën më pak se nëntë muaj të mandatit tim të parë dyvjeçar si Kongresist i SHBA që shqiptarët të zbulojnë se babai im ishte shqiptar etnik (si dhe shqiptarë amerikan), dhe unë të zbulojë se një popullatë e madhe shqiptare amerikane nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Malit të Zi, Lugina e Preshevës në Serbi, dhe Krahina Autonome e Jugosllavisë e Kosovës jetonte në dhe rreth Qarkut tim Zgjedhor. Të tjerat i takojnë së kaluarës. Unë isha në vend të duhur dhe në kohën e duhur për popullin shqiptarë të Jugosllavisë që vuante për një kohë të gjatë. Në vitin 1987 krimineli i luftës gjenocide Sllobodan Millosheviq u bë President i Serbisë dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Dhe, jeta për popullin shqiptar, sidomos atij në Kosovë, më kurrë nuk ishte e njëjtë. Tani, pas tridhjetë viteve, unë besoj se të gjithë shqiptarët e dinë se çka kam bërë se Anëtar i ri i Kongresit për të çliruar shqiptarët nga barbarizmi serbë, sidomos në Jugosllavi. Por për çka nuk ka mjaft njohuri është ajo çka ka bërë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane kur Shirley Cloyes erdhi në skenë në vitin 1994, menjëherë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Shirley, në atë kohë botuese e Laërence Hill Books, e specializuar në politikën ndërkombëtare, u bë partnere e ime në kërkimin tonë për drejtësi për të gjithë shqiptarët, dhe kjo çoi deri te arrestimi, gjykimi për krime, dhe vdekje të Sllobodan Millosheviqit në Hagë për krime kundër njerëzimit në vitin 2002 dhe pavarësi të Kosovës në vitin 2008. (Shirley dhe unë jemi martuar në vitin 1998, dhe më 28 qershor 2018 do të festojmë përvjetorin tonë të 20-të.) Të kthehem në vitin 1990, ku është një pjesë e rëndësishme e historisë që tregon se çka kam qenë në gjendje të arrij në vitet e hershme të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, gjë që ende është kryesisht e panjohur. Dhe, kjo tani do të ndryshojë, pasi që rishtas Shirley ka qenë në gjendje që të merr nga Arkiva Kombëtare e Shqipërisë transkriptin e shkruar zyrtar (nga arkivat e Partisë Komuniste të Shqipërisë) të takimit që zgjati dy orë e gjysmë, të cilin e kishim Kongresisti i ndjerë Tom Lantos dhe unë me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia më 30 maj1990. Ky takim ka rezultuar me dy zhvillime të rëndësishme: e para, njohja diplomatike e Shqipërisë pa kushte paraprake nga Departamenti i Shtetit të SHBA nën Presidentin George H. Ë. Bush brenda një muaji pasi që Tom Lantos dhe unë u kthyem prej Shqipërisë; dhe e dyta, zbulimi se të gjithë çifutët në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë shpëtuar nga Holokausti Nazist. -2- Kjo e fundit ishte si rezultat i veprimeve pro-aktive dhe skajshmërish të rrezikshme të popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre për të shpëtuar çdo familje çifute që jetonte në Shqipëri me shekuj dhe mijëra të tjerë që kanë mundur të iknin nga Evropa Perëndimore dhe Jugosllavia e okupuar nga nazistët (me ndihmën e shqiptarëve aty) në Shqipëri, e cila ishte e okupuar nga fashistët italianë derisa Italia e lëshoi Aksin në vitin 1943 dhe në vend të tyre erdhën nazistët e Gjermanisë. Më 30 maj 1990, Presidenti i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Ramiz Alia, ishte nikoqir i takimit në Tiranë me Kongresistët Tom Lantos, Anëtarin e rëndësishëm të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA dhe Kryesuesin e delegacionit permanent të qeverisë së SHBA në Parlamentin Evropian, si dhe Kongresistin e dikurshëm Joe DioGuardi. Ajo që vijon janë ekstraktet më të rëndësishme nga takimi historik në mes të Presidentit Ramiz Alia dhe Kongresistëve Tom Lantos dhe Joe DioGuardi. Ramiz Alia e filloi seancën e gjatë dy orë e gjysmë duke thënë: “Kam dëgjuar për juve personalisht, Z. Lantos, dhe për Joe DioGuardi. Është kënaqësi të takohem me ju. Shqipëria dhe Amerika kanë një gjë të madhe midis tyre: Në Amerikë ka shumë shqiptarë. Vëllezërit dhe motrat tona kanë gjet aty një atdhe të madh, dhe ajo që ka rëndësi është se ata i kanë ruajtur lidhjet me atdheun e tyre. Ata kanë luftuar dhe ndihmuar për liri dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Amerika iu ka ndihmuar atyre, dhe Shqipëria i ka pranuar si bijtë e saj. Ata kanë mbajtur dhe ende mbajnë kontaktet me vendin e tyre. Kjo është një gjë me shumë rëndësi, që, me siguri, siç ka ndihmuar në të kaluarën, do të ndihmojë edhe në të ardhmen për të forcuar marrëdhëniet e miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Në Shqipëri, Amerika ka një emër të mirë, dhe edhe kjo është meritë e shqiptarëve të Amerikës, por edhe të amerikanëve të mëdhenj që kanë punuar dhe vepruar për Shqipërinë. Kam parasysh Presidentin e SHBA Ëoodroë Ëilson, i cili ka qenë kundër copëtimit të Shqipërisë. Për ne shqiptarët, Z. Lantos, çështja e lirisë dhe pavarësisë është mbi të gjitha. Me siguri, Z. DioGuardi është gjak shqiptari dhe e di ç’ është besa shqiptare. Prandaj kujtdo që respekton popullin shqiptar, respekton lirinë dhe pavarësinë e tij. Ne shqiptarët i japim zemrën.” Kongresisti Lantos u përgjigj ndaj hapjes së butë dhe të mirësjellshme të Presidentit Alia në takimin tonë: “Miku im DioGuardi kthehet në Shqipëri pas 500 vjetësh dhe kthehet si një bir i vërtetë i saj, krenar për faktin që është me origjinë shqiptare. Ai është ndoshta shembull më i shquar, Z. President, i suksesit jashtëzakonisht të madh të popullit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë shqiptarët kërkojnë mundësi të barabarta, qofshin ata në Neë York ose Tirana apo në Kosovë. Ata nuk kërkojnë privilegje të veçanta, por duan atë që ne e quajmë një fushë të niveluar mirë. Nuk duan të jenë të diskriminuar dhe, kur të kenë një fushë loje të niveluar mirë, një djalë shqiptar bëhet biznesmen i suksesshëm dhe një partner në një nga firmat ndërkombëtare më të respektuara të kontabilitetit, Anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai, Joe DioGuardi, gjen se dëshiron t’i dedikojë veten e vet për zgjerimin e -3- marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë unë e respektoj. “Gjithnjë kam dashur të vij në Shqipëri. Me gruan jam martuar që prej 40 vjetësh, por e kam njohur më përpara dhe ajo mund të dëshmojë që gjatë gjithë këtyre viteve unë kam dashur të vij në Shqipëri.

Prandaj ju falënderoj juve personalisht që na e bëtë të mundur ardhjen këtu.

” (Duhet të vërehet se Lantos më herët më tha në besim se ai ka lexuar së pari për Skënderbeun dhe partnerin e tij, Janos Hunyadi, të cilët kërkonin lirinë nga turqit Otoman në shekullin e 15-të, kur ishte djalë i vogël në shtetin e tij të lindjes në Hungari, dhe i tha këtë Ramiz Alisë.) Ramiz Alia u përgjigj: “Ne e kemi për nder të madh si popull që në tërë historinë tonë kombëtare që është 2-3 mijëvjeçare, asnjëherë populli shqiptar nuk ka shkuar të luftojë kundër një populli tjetër. Kurrë nuk ka ndodhur kjo, as kundër grekëve me të cilët kemi mijëra vjet pranë, as kundër sllavëve, as nga ana tjetër e detit. Kemi dalë jashtë kufijve vetëm për një arsye: për të ndihmuar popujt vëllezër. Meqenëse jemi në historinë e Skënderbeut, Skënderbeu shkoi të ndihmojë Alfonsin e Napolit, por jo për të pushtuar tokat e Italisë. Shqiptarët kanë marrë pjesë në Revolucionin Grek të 1928-ës për pavarësinë e popullit grek. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, edhe unë personalisht me një divizion partizan kam kaluar kufirin jugosllav, kam luftuar në Kosovë, në Sanxhak, deri në Sarajevë për çlirimin e popujve të Jugosllavisë bashkë me partizanët jugosllavë. Prandaj jemi krenarë se kurrë ndonjëherë nuk kemi shkuar të luftojmë kundër popujve tjerë. Na i duam dhe i çmojmë lirinë dhe pavarësinë tonë. Prandaj dimë dhe të nderojmë lirinë dhe pavarësinë e të tjerëve. Na pëlqen sinqeriteti, na pëlqen të jemi të hapur, sepse vetëm në këtë mënyrë të tjerët na kuptojnë dhe i kuptojmë. Historia jonë si histori e vjetër na ka mësuar shumë gjëra, po një gjë të madhe nuk e harrojmë kurrë, që pa liri e pavarësi, asgjë nuk ka.” Alia vazhdoi: “Të shkojmë tek Skënderbeu edhe një herë? Skënderbeu erdhi në Shqipëri andej nga erdhët ju. U nda me Huniadin në Fushë Kosovë, erdhi nga Kukësi dhe u fut në Shqipëri. Çfarë bëri sapo erdhi këtu? Mblodhi të gjithë princat shqiptarë në Lezhë. Ju kaluat andej. Ai mblodhi tërë princat shqiptarë dhe vendosi lidhjen e parë shqiptare për të rezistuar kundër turqve. Pse e them këtë fakt? Është në traditën tonë që shqiptarët duhet të jenë të bashkuar se po të jenë të ndarë uniteti kombëtar do të dobësohet. Duam që popullin ta kemi të bashkuar, se po nuk qe i bashkuar, ne jemi një vend i vogël, të ndarë në 5 pjesë nuk jetojmë dot. “Sot në botë shtrohen shumë probleme, të cilat i shikojmë në prizmin e interesit të Shqipërisë. Zhvillimin e ndjekim duke pasur parasysh realitetin shqiptar. Nuk jemi konservatorë, në kuptim in e njerëzve difidentë ndaj së resë, difidentë ndaj përparimit. Si mund të akuzohemi se jemi kundër progresit, ne që nga analfabetizmi, u ngritëm në Akademinë e Shkencave, ne që nga -4- analfabetizmi, 75 për qind të rinisë e kemi në shkollat e mesme? Do të ishte një absurditet. Po, fatkeqësisht, Shqipërinë para nuk e njohin. Për këtë mund të kemi faj edhe ne.” (Pasi që edhe Lantos foli për arritjet e mëdha të Shteteve të Bashkuara, Ramiz Alia e theksoi kulturën e lartë të popullit shqiptar, e cila i mundësoi që të rezistojë të gjithë okupatorët të tokave shqiptare dhe tentimet e tyre për asimilim.) Ramiz Alia: “Populli shqiptar nuk është popull pa kulturë. Ishte pa shkollë, po jo pa kulturë, këto janë dy koncepte të ndryshme. Po të ishte ky popull pa kulturë, 500 vjet nën okupacionin turk do të ishte asimiluar se ishte popull i vogël. Pse nuk u asimilua? Pikërisht se kishte një kulturë më të lartë se okupatorët. Okupatori nuk solli kulturë më të lartë. Logjika është e thjeshtë. Kultura shqiptare rezistoi, gjuha shqipe rezistoi. Kjo do të thotë që kishte një strukturë më të organizuar në të folur, në sintaksën e saj etj. etj. “Ju patë muzetë etnografik e muze të tjerë. Patë sot në Berat pikturat dhe vepra tjera të artit në kishat. Ato pasqyrojnë kulturën e popullit, edukatën dhe vlerat e tij shpirtërore. Po mirë, ne që luftojmë për këtë popull, ta fshijmë këtë kulturë? Po të bënim këtë ne do të ishim kriminelë, do të ishim antikombëtarë.

Por për të ruajtur këtë kulturë, jemi mbyllur, nga ata që do të na ndryshonin.

“Na thonë shumë miq zhvilloni turizmin se do të fitoni para. E kam të qartë që turizmi është një biznes me rëndësi. A mund të bëjmë më shumë? Jam dakord që duhet menduar, por nuk do të jem dakord që turizmi të bëhet shkas që në Shqipëri të vij droga, të vij prostitucioni, SIDA, të futet terrorizmi dhe fenomene të tjera, të cilat nuk njihen tek ne. “Mesazhi im do të ishte që Shqipëria është e gatshme të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi asnjë pengesë për këtë, bile ambasadorin tonë në Kombet e Bashkuara do ta ngarkojmë që me t’u kthyer atje të marrë kontakt me zyrtarë amerikanë për të diskutuar mbi këtë çështje sepse janë problemet e procedurave burokratike. Unë nuk besoj të ketë ndonjë problem parimor që të pengojë.” (Kongresisti Lantos u pajtua me Ramiz Alinë se ishte koha e duhur që të vendosen marrëdhëniet diplomatike.) Alia u përgjigj: “Edhe ne jemi të të njëjtit mendim. Edhe neve na intereson, bile nga një pikëpamje jemi më të interesuar. Ne jemi një vend i vogël, Amerika është një vend i madh, ne jemi një vend i varfër, Amerika është një vend i pasur. Kështu që nga çdo pikëpamje Shqipëria mundet të ketë interesa më shumë se sa ka Amerika në Shqipëri.” -5- Lantos pastaj tha: “Dhe nuk do të ketë, jam i bindur për këtë, asnjë lloj kushti politik. Do të jenë marrëdhënie të mira, qoftë për Shqipërinë, qoftë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do t’u ofrohen këtyre marrëdhënieve e do t’i shikojnë si të barabarta.” Dhe Ramiz Alia u përgjigj: “Shumë mirë. E vërteta është dhe rëndësi ka që marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë të vendosen mbi baza të sinqerta, të vendosen mbi bazat e besimit reciprok, të mosndërhyrjes në punët e brendshme, pa kushte politike sepse kjo bën miqësi popujsh. Ne nuk kemi politikë me dy faqe. Po kalojë në një temë tjetër, tek jugosllavët. Mos ju lodha.” Tom Lantos u përgjigj: “Aspak, ne jemi shumë të entuziazmuar./aacl.com