Shpërthen aktori i njohur: Ky është fashizëm! Ata që shembën Teatrin, një hordhi barbarësh…

341
Sigal

Aktori i njohur, Gentjan Zenelaj nuk fsheh dot indinjatën ndaj politikanëve të cilët shkatërruan në mes të natës Teatrin Kombëtar.

Zenelaj tregon se ka ndjerë një dhimbje të madhe kur ka parë shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit. Nuk i besoja syve.

Gentjan Zenelaj: “Një hordhi barbarësh që hynë në një institucion të shenjtë dhe unë besoj shumë tek mallkimet dhe unë jam i bindur që politikanët që kanë marrë pjesë aktive në prishjen e asaj ndërtese janë të mallkuar përjetë. Kolegia ime ka parë të hidhet pianoja 80 vjeçare nga kati i dytë. 

Inagurimi i një salle të operas si sallë kongresi. Ky është fashizëm i hapur dhe fashizmi ka dhënë shembull që ka influencuar keq në art e politikë. Edhe sikur të bie dakord për shembjen ka dinjitet, një institucion 80 vjeçar. Ky është fashizëm. Ne nuk po diskutojmë temën e Angela Merkel nëse do hajnë artistët këta 2 muaj apo jo, ne po diskutojmë të jetojmë apo jo. Arti shqiptar sot është me çizme në kokë.    

Tregon se me prishjen e teatrit u varros dhe fjala e lirë dhe ditën e 17 majit ndjeu dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria sepse dhuna fashiste është e patolerueshme

Gentjan Zenelaj:  “Nuk kam parë tek ai njeri shenjën e artistit. (Shënim: Flet për kryeministrin Edi Rama). Ai ka përdorur gjithmonë dhunë verbale ndaj artistëve.  Ky ngut i madh për ta prishur. Ndjeva një dhimbje të madhe. Atë ditë nuk kam ndjerë ndonjëherë dëshirën më të madhe për të ikur nga ky vend. Jo për ti lënë ata të fitojnë, por për të ikur i heshtur në formë revolte pasi dhuna fashiste në këtë formë është e patolerueshme.  Punëtorët e teatrit merrnin plaçka me ngut ndërsa sipër punonin eskavatorët.  Teatri u bë simbol i fjalës së lirë në atë vend ndërkohë që parlamenti u bë një ngjyrë”.

Ka shumë kritika dhe ndaj sallës së Teatrit të Operas së Baletit.

Gentjan Zenelaj:  “Salla e operas dhe baletit është sallë kongresi.  E njëjta gjë ka ndodhur dhe me turbinën dhe teatrin e Korcës. Është orientim drejt sallës ku flet lideri, salla e kongresit. Mua si artist nuk më gënjenjën ngjyrat lelja apo mavi por funksioni.  Ata thonë se teatri iku se duan të varrosin fjalën e lire.

PD ka dorëzuar dje në SPAK Kallëzim penal ndaj 21 zyrtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar. I pari në këtë listë është kryeministri Edi Rama, i ndjekur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.