Rrëfehet e mitura nga Pogradeci: Si më përdhunoi fqinji dhe më la shtatzënë

554
Pas arrestimit të 55-vjeçarit Ligor B nga Velçani i Pogradecit, i akuzuar si personi që ka përdhunuar me forcë brenda banesës së saj një vajzë të mitur vetëm 15-vjeçe, është dëshmia e saj në polici.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars, ndërsa vajza ndodhej e vetme në shtëpi. Ajo ka thënë para policëve se ka pasur frikë të tregojë, por tani që ishte shtatzënë presioni ndaj saj është shtuar, shkruan BË. Familja dhe të afërmit i kanë kërkuar vazhdimisht llogari dhe ajo nuk ka duruar dot më shumë.
“Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo në polici.
Sigal