Cikalleshi dëmtohet dhe mungon në grumbullimin e radhës së kombëtares

402
Sigal

Sokol Cikalleshin është i pafat. Pas nënshkrimit me Akhisaspor, sulmuesi po rigjente formën e tij, por duket se një dëmtim ia ka prishur planet. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, sulmuesi është dëmtuar në takimin e fundit që Akhisaspori zhvilloi në Kupën e Turqisë ndaj Kajesesporit.

Ai pritet të qëndrojë jashtë për 3 javë. Me këtë dëmtim, sipas të gjitha gjasave ai ka humbur edhe mundësinë për një thirrje nga Panucci për 2 ndeshjet e këtij muaji ku do të ishte një alternativë e mirë për të udhëhequr sulmin kuqezi.