Champions League/ Real-Chelsea, Zidane dhe Tuchel surprizojnë me titullarët

229
Sigal

Do të startojë në orën 21:00, në stadiumin “Alfredo di Stefano”, supersfida mes Realit të Madridit dhe Çelsit e vlefshme për aktin e parë të gjysmëfinales së Champions-it. Një përballje tepër interesante ku spektakalti është i garantuar.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Ferlo Mendi nuk ia ka dalë për ndeshjen e sotme kundër Çelsit. Mbrojtësi francez është një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Zinedin Zidanit. Trajneri i ka besuar Marselos krahun e majtë, i cili mban edhe shiritin e kapitenit. Zizu ka preferuar skemën 3-5-2 për këtë përballje, duke i surprizuar të gjithë.

Nga ana tjetër, trajneri Tomas Tuhel ka vendosur të hedhë në fushë skemën 3-4-3, ku Kristiansen, Silva dhe Rudiger, do të mbështeten nga krahët nga Çiluell, Azpilikueta, ndërkohë që Kante dhe Zhorzhinjo formojnë dyshen e mesfushës. Reparti ofensiv i është besuar, Pulisiç, Maunt dhe Verner.

Formacionet zyrtare: