Botërori për femra/ Shqipëria triumfon ndaj Kosovës në ‘Fadil Vokrri’

218
Sigal

Kombëtarja shqiptare e femrave ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e kontrolluar nga të dyja ekipet, që luajtën mirë me topin. Vajzat kuqezi kaluan fillimisht në avantazh me Kristina Maksutin, e cila shfrytëzon më së miri një pasim të Qëndresa Krasniqit, që futet bukur brenda zone dhe asiston për Maksutin që e dërgon topin në rrjetë. Minuta e 19-të dhe Shqipëria kalon në epërsi. Në minutën e fundit të kohës së plotë, Megi Doçi dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një super goditjeje që tundi rrjetën. Në kohën shtesë, Kosova ngushton shifrat me Biqkaj.

Në fraksionin e dytë, vajzat kuqezi shënojnë ddhe golin e tretë me asistuesen e golit të parë, Qëndresa Krasniqi, e cila godet topin nga jashtë zone, duke shtangur portieren vendase dhe duke vulosur rezultatin në 1-3.

Një ndeshje mjaft e bukur kjo nga skuadra kombëtare e femrave, që me këtë fitore mbyll ndeshjet për vitin 2021.

Suksesi në Prishtinë, e ngjitë Shqipërinë në vendin e katërt në grupin F me 7 pikë, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë, ndërsa në vendin e parë renditet Norvegjia e më pas vjen Polonia e Belgjika.