U shfaq nervoz gjatë ndalimit, 29-vjeçarit shqiptar i gjenden 22 doza kokaine në makinë! Në pranga i riu

245
Sigal

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Cesena për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu është ndaluar nga karabinierit teksa udhëtonte me makinë. Në momentin e ndalimit, sipas mediave italiane, i riu është shfaqur nervoz.

Kjo i ka bërë efektivët që të ushtrojnë një kontroll fizik ku i gjetën një sasi prej 0.5 gramësh kokainë.

Nga një kontroll i mëtejshëm në makinë, efektivët gjetën dhe 22 doza të tjera kokainë me një total prej 16.5 gramësh.

Pas arrestimit, gjykata i vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.