Boca Juniors-River Plate mund të luhet në Evropë, ja stadiumi mikpritës

434
Sigal

Boca Juniors-River Plate mund të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Kjo është hipoteza e fundit e hedhur nga mediat sportive, që parashikojnë se finalja e Kupës Libertadore mund të luhet në mitikun e 13 herë kampionëve të Evropës. “Jugones de La Sexta” shkruan se Reali i Madridit e kanë dhënë “OK” dhe se Conmebol, FIFA dhe Federata spanjolle do të bien dakord për propozimim.

Gjithsesi, këtë të enjte në Asuncion, do të merret vendimi nëse përfundimisht do të luhet, një çështje që mbetet ende për t’u sqaruar. Në rast të një rezultati pozitiv, i cili do të ishte më logjik, atëherë do të kishte diskutime për vendin, por ajo që është e qartë është se finalja nuk do të luhet në Buenos Aires.

Real Madridi luan në Huesca gjatë fundjavës së 8 dhe 9 dhjetorit, datë e cila është planifikuar për tu zhvilluar ky takim. Conmebol do të preferonte “Bernabeu” përpara Dohas, edhe pse ekonomikisht Katari do të pagoi rreth 14 milionë euro për privilegj, transferta falas për një delegacion prej 40 personash për ekip dhe qëndrimin e tyre. Arsyeja është se “Qatar Airways” janë sponsorët më të rëndësishëm të Conmebol dhe Boca.

Florentino Perez ka një marrëdhënie të fortë me presidentët e River dhe Boca, Rodolfo D’Onofrio dhe Daniel Angelici, dhe përveç prestigjit të luajtur në stadiumin e kampionit të Evropës, në Madrid ka një koloni argjentinase, e cila mund të jetë entuziasme për të qënë prezent në stadium.