‘Unaza’/ Banorët sërish në protestë: Lironi vëllezërit tanë

388
Sigal

Pavarësisht arrestimit të dy protestuesve dhe procedimit në gjendje të lirë të 20 të tjerëve, qytetaret e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 26 të tyre.

Protestuesit kërkojnë të mos shemben banesat e tyre, ndërsa shprehen se punonjësit e bashkisë po punojnë natën duke hequr pemët dhe ndriçimin. Banorët kanë bllokuar rrugën dhe bëjnë thirrje për lirimin e dy të arrestuarve.

Vëllai i një prej protestuesve të arrestuar, Kujtim Yllit u shpreh se do mbrojë me çdo formë banesën e tij dhe nuk do lejojë të prishet.

“Më kanë arrestuar vëllain. Të mos bëjnë arrestime se është turp. Edhe 25 vite burg të bëj, ajo shtëpia ime kur të kalojë mbi gjakun e fëmijëve të mi, të 4 vëllezërve të mi dhe në trupit tim, atëherë do mund ta prishin. Po na morri shtëpinë le të më marri dhe nderin e gruasUnë kam ardhur për të ardhmen e fëmijëve të mi këtu”- tha ai.

Deputetet e LSI Endrit Braimllari dhe Silva Caka janë në mbështetje të banoreve protestues të Astirit.