Bayern në sulm, gjen te Reali pasuesin e dyshes Robben-Ribery

556
Sigal

Real Madrid nuk njeh limite në merkato, është rikthyer sërish të bëjë atë që di më mirë, të rrëmbejë yjet e futbollit botëror për të nisur një tjetër cikël nga e para. Në kohën kur merkato ende nuk është ndezur, presidenti Perez ka vënë në jetë 6 goditje të rëndësishme, ku mungon ende “qershia mbi tortë”, tifozët kërkojnë Mbappe. Organika e madrilenëve është fryrë aq shumë sa aktualisht Reali ka në dispozicion 35 lojtarë. Në këto kushte janë të detyruar të shesin me çdo kusht, të paktën 12 lojtarë.

I sakrifikuari i parë pritet të jetë Garteh Bale, me uellsianin e cili e ka të qartë pozicionin e tij, te Reali nuk ka më vend për të. Përveç ofertave të vazhdueshme nga Premier League, sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Bayner Munich është një tjetër skuadër e cila është futur në garë për të siguruar shërbimet e Bale.

Sulmuesi uellsian shihet si zëvendësuesi ideal i dyshes Robben-Ribery. Bayern kërkon të transferoj Bale në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti, praktikisht e njëjta formulë që përdoroi edhe me James Rodrgiues.

Dy klubet, Bayern dhe Real, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer ndërmjet tyre, nga ana tjetër rekordmenët e futbollin gjerman janë një skuadër ideale për Bale për të nisur gjithçka nga e para, një skuadër që i premton trofe dhe një rol si protagonist.