Vettel i kënaqur: Ferrari i këtij viti, më i miri

460
Sebastian Vettel nuk i ka kursyer komplimentet për skuadrën e Ferrarit për punën e bërë këtë vit duke i vënë në dispozicion një makinë shumë më të mirë në krahasim me të kaluarën.
“E kemi vënë re prej kohësh rëndësinë që ka njësia e fuqisë së motorit në makinë. Është e nevojshme që të kemi një motor të fortë, një makinë të mirë me aerodinamikë po aq të mirë. Skuadra është përpjekur për të krijuar një makinë të tillë dhe këtë vit duket se ia ka dalë mbanë. Mendoj se të gjithë po ii gëzohemi makinë së këtij viti”, tha Vettel gjatë një eventi promovues për një nga sponsorët.
I pranishëm në këtë eveniment ishte padyshim edhe Kimi Raikkonen, i cili foli për raportet që ai ka me Sebastian Vettel.
“Me Vettel gjithnjë kam pasur marrëdhënie të mira”, tha Raikkonen. “E njihnim pak njëri-tjetrin përpara se të bëheshim shokë skuadre. Sigurisht kur jemi në pistë rivalizojmë, por mund të punojmë hapur së bashku dhe kjo vetëm sjell përfitime për skuadrën. Secili nga ne do të fitojë, por rivaliteti ynë në pistë është i shëndetshëm”.
Më pas, Vettel e Raikkonen u bashkuan me emra të tillë si Fernando Morientes, Marcos Senna e Christian Karembeu për të zhvilluar një ndeshje futbolli në afërsi të pistës së Montmelosë.
Sigal