Goli spektakolar i Schick shpallet si më i bukuri në “Euro 2020” (VIDEO)

213
Sigal

Në Euro 2020 u shënuan shumë gola të bukur. UEFA hapi dje votimin për të përzgjedhur më të bukurin, teksa në votim ka triumfuar ndjeshëm Patrick Schick me 800 mijë vota.

Sulmuesi i Republikës Çeke realizoi kundër Skocisë në ndeshjen e parë në grupe mes këtyre skuadrave. Bomberi lëshoi një goditje fantastike me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit edhe në saj të harkut që mori topi.