Evropa goditet nga një sërë sulmesh kibernetike

231
Pas sulmit kibernetik që ka goditur dhjetra spitale në Britaninë e Madhe, një sulm masiv kibernetik po ndodh në shtetet e tjera të Evropës.
Një program shumë i njohur, që bllokon kompjuterat dhe më pas kërkon pagesë për t’i rihapur duket të ketë infektuar miliona kompjutera në të gjithë Europën. Sulmi kryesisht është fokusuar në kompjuterat e korporatave evropiane dhe bizneseve të ndryshme.
Raportimet vijnë nga shtete si Spanja, Italia, Portugalia, Rusia dhe Ukraina. Megjithëse nuk dihet nëse sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.