Batshuayi “udhëheq” Dortmundin, zhgënjen Bayern Leverkusen

540
Lumë golash në 6 takimet e programuara për javën e 22-të të Bundesligës gjermane, ku në pasditen e sotme u shënuar 19 gola. 
Pas fitores me Koln, Borusia Dortmund vazhdon të shkëlqej duke marrë dhe fitoren e dytë radhazi. Në “Signal Iduna Park” verdhezijve ju mjaftoi 45 minutëshi i dytë për të mundur pastër 2 me 0 Hamburgun. Zhbllokimi i rezultatin erdhi nga këmbët e Batshuayi në minutën e 49-të, ndërsa Mario Gotze në minutën e dytë shtesë vulosi fitoren e Dortmund.
Në takimet e tjera Bayern Leverkusen u mund në shtëpi 2 me 0 nga Herta e Berlinit, Hannover ’96 fitoi ngusht 2 me 1 me Freiburg, ndërsa rezultate identike në takimet Eintracht Frankfurt-Koln e Hoffenheim-Mainz, me vendasit që fituan me rezultatin 4 me 2.
Momentalisht kampionati udhëhiqet nga Bayern Munchen me 53 pikë dhe me një takim më pak, pasi pret sot, në 18:30 Schalke 04.
Sigal