Tiranë e madhe në pjesën e parë, Hoxhallari e bën portierin serb të fluturojë…

373
Sigal

Ka startuar në orën 20:00, në “Air Albania”, përballja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Një sfidë tepër delikate kjo, e fryrë edhe nga çështjet politike, të cilat do të tentohen të lihen mënjanë mbrëmjen e sotme.

Bardheblutë e Emanuel Egbosë, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm, i cili do të ishte historik për klubin bardheblu. Nga ana tjetër, serbët e Dejan Stankoviç, vijnë si favoritë në letër, teksa i vetmi disavantazh i tyre është se ndeshja do të jetë me një takim dhe nuk do të ketë përballje kthimi.

bandicam 2020-08-25 19-59-49-204

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë. Egbo i ka besuar rreshtimit si në ndeshjen e Tbilist ndaj Dinamos, teksa i vetmi ndryshim është në krahun e majtë, ku është lënë në stol Ismajlgeci dhe në vend të tij është pozicionuar Hoxhallari:

LIVE: TIRANA-CRVENA ZVEZDA 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon pjesa e parë! Dominim i bardhebluve, që kërcënuan portën e  serbëve me Muçin, Kalenë dhe Hoxhallarin! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Jurgen Çelhaka është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

37′ Minuta mjaft të mira për Tiranën, që ka marrë frenat e lojës në dorë.

34′ Ndëshkohet edhe Sanogo i Crvena Zvezdës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

32′ Vangjeli është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

31′ Pranë golit Tirana, me Hoxhallarin, i cili lëshoi një predhë nga goditja e dënimit, duke surprizuar portierin serb, i cili e ka ndalur topin në vështirësi duke e dërguar në këndore rrezikun.