Elita Rudi pozon me bikini në plazh, të gjithë sytë te barku, prezantuesja preferon që…

320
Sigal

Prezantuesja Elita Rudi bashkë me burrin e saj, Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë. Nuk dihet ende gjinia e bebes, por vetë prezantuesja e njohur ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku duket edhe barku i rumbullakosur.

Rudi ka veshur një palë bikini në ngjyrë të zezë dhe sipër ka hedhur një shall, për të mbuluar disi barkun. Nuk janë të pakta dhe komentet nga fansat, të cilët e pyesin rreth shtatzënisë. Ndërsa. prezantuesja ka preferuar që të mos iu kthejë përgjigje.

Thuhet se Elita është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël, ndërkohë pritet që lajmi të konfirmohet edhe nga vetë çifti .