Bartomeu qetëson tifozët: Messi e mbyll karrierën te Barcelona!

284
Sigal

Në ditët e fundit qarkulluan të tjera lajme se Lionel Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën që skadon në vitin 2021, për t’u larguar me parametër zero pas një viti.

Gjithsesi duket se nuk ndan të njëjtin mendim presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu i cili në një intervistë i ka siguruar fansat se Barça nuk do të privohet nga shërbimet e yllit argjentinas.

“Leo e ka thënë pafundësisht se do që ta mbyllë karrierën te Barcelona. Nuk mund të shpjegoj tani çka diskutojmë çdo javë. Tani duhet të jemi të përqendruar në La Liga dhe në Champions League”, u shpreh Bartomeu.