Barcelona në një rrëmujë të vërtetë, skuadra modeste e barazon brenda 2 minutave

186
Sigal

E pabesueshme ajo që po ndodh në Camp Nou mes Barcelonës dhe Elches. Vendasit e mbyllën pjesën e para me avantazhin e dy golave, por në të dytën Elche ka bërë “çmendurinë”.

Miqtë kanë shënuar dy gola për dy minuta, saktësisht në minutat 62 dhe 63 me Morente dhe Milla duke barazuar kështu rezultatin dhe duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës së Xavi-t.