hani De Biazi, përflitet se është në pritje për të marrë drejtimin e Kombëtares Azerbajxhanit, pasi federata e këtij vendi shkarkoi nga detyra Gurban Gurbanov.

Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, në një prononcim, e ka pranuar një lajm të tillë, por duke mos thënë faktin se është Azerbajxhani kjo kombëtare. “Jam në pritje për një kombëtare të huaj” – është shprehur De Biazi.

Gjithsesi, vetë mediat sqarojnë se në listën e federatës, gjenden disa emra për të marrë drejtimin e Kombëtares, dhe mes tyre edhe De Biazi.