Në pritje të Berishës, mbështetësit e ish-kryeministrit në oborrin e PD

197
Sigal

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur në oborrin e Partisë Demokratike. Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat në selinë blu.

Konferenca e Berishës u njoftua fillimisht për në orën 20:00, por më pas u shty. Në seli ndodhet po ashtu edhe Lulzim Basha, i cili po zhvillon mbledhje kryesie.

Konferenca e Berishës u njoftua fillimisht për në orën 20:00, por më pas u shty. PD e ndarë në dy kampe pati sot gjithashtu dy zhvillime. Në njërën anë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha dhe nga ana tjetër referendumi për shkarkimin e kryetarit aktual organizuar nga Sali Berisha dhe grupi për Rithemelimin.

Të dyja palët i cilësojnë si nul vendimet që e njëra-tjetrës.