Përfitoi nga situata dhe tentoi të kalojë drogën, arrestohet 34-vjeçari në Kakavijë

Një 34-vjeçar nga Lunxhëria e Gjirokastrës është arrestuar pasditen e sotme. Ai është vënë në pranga pasi është kapur me mbi 15 kg drōgë në bordin e një automjeti Mercedez-Benz ne kthesën e fshatit Jorgucat.

Mësohet se automjeti drejtohej nga nje 34-vjecar nga Gjirokastra, i cili kishte marre drejtimin për në Greqi duke përfituar nga situata e krijuar prej prezencës së lartë të emigranteve që duan të shkojnë në Greqi përmes Kakaviës.

Sigal

Policia e Gjirokastrës e ka zbuluar prezencën e kānābisit pas informacioneve të marra nga terreni, ndërsa ka bërë arrestimin e 34-vjeçarit.