Rritja e rasteve me COVID-19, që nga nesër mbyllen diskotekat në Itali, qeveria bën gati rimbursimin

265
Sigal

Që nga dita e nesërme të gjithë diskotekat në Itali do të mbyllen, ndërsa maskat do të bëhet të detyrueshme në vendet e populluara. Vendimi u mor më 7 gusht pas një mbledhje midis ministrit Roberto Speranza dhe guvernatorëve të rajoneve.

Ministri Speranza është shprehur, se prioriteti i qeverisë italiane, është hapja e shkollave në shtator.

Le t’i japim një sinjal vendit që duhet tëq bëjmë kujdes. Prioriteti ynë duhet të jetë hapja e shkollave në shtator me kushte të sigurisë maksimale”, është shprehur ministri.

Përtej 600 rasteve të djeshme, shtimi i të rinjve të shtruar në spital me shenja serioze, po shqetëson qeverinë.  Ministri i Punëve rajonale, Francesco Boccia, është shprehur se ky është momenti për të limituar aktivitetet me kontakte fizike.

Vazhdojmë të jemi një ndër vendet më të sigurta në botë për sigurinë shëndetësore. Ky fakt nuk është rastësi, por vjen falë sakrificave që kemi bërë dhe që duhen mbrojtur. Tashmë është momenti për shkuar para, por duke limituar aktivitetet që kërkojnë kontakt fizik“, tha Boccia.

Ndërkohë bizneset që do të pësojnë humbje, do të rimbursohen. Ministri i Zhvillimit Ekonomik. Stefano Patuanelli disa ditë më parë tha se bizneset do të mbështeten ekonomikisht dhe për momentin janë në dispozicion 100 milion euro.

Disa prej guvernatorëve nuk kanë qenë dakord me mbylljen, duke kërkuar shtyrjen të paktën me 1 javë.