Alegri i thotë të gjitha, nga gabimet tek urrejtja e tifozëve

511
Sigal

Masimiliano Alegri u shpall trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë “Gazzetta Awards”, e cila u organizua nga media prestigjioze italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Tekniku italian mori drejtimin e skuadrës së Juventus mes shumë problemesh, ndërsa këtë e ka treguar pasi fitoi çmimin. Gjithashtu Alegri theksoi faktin se sfida e tij ka qenë profesioni i trajnerit, por përmend edhe rastin kur u godit me vezë  në kohën që sapo mori drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

“Profesioni i trajnerit ishte sfida ime. Më pëlqejnë gjërat e pamundura ose pothuajse. Kur mora drejtimin e Juventus më hodhën vezë dhe kishte pakënaqësi. Unë i thashë vetes: “Shpresoj që pas një viti kjo situatë të ndryshojë”,  tha  ai.

Ai u ndal edhe tek humbja e fundit të pësuar kundër anglezëve të Mançester Junajtid.

“Gabimi i fundit? Kundër Mançester Junajtid kur humbëm 2-1. Ndonjëherë e humb ndeshjen për shkak të zëvendësimeve. Gabova në atë moment, por herë të tjera gjërat kanë shkuar më mirë”, shtoi mes tjerash tekniku.