Al Nassr cakton datën për nënshkrimin me Cristiano Ronaldon

125
Sigal

Cristiano Ronaldo po mendon nënshkrimin për Al Nassr në Arabinë Saudite pasi sulmuesi ndodhet në Dubai. Zhgënjimi në Kupën e Botës me Portugalinë është tani pas tij dhe ai e ka mbyllur me stërvitjet në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madridit.

Në Riad presin që ai të nënshkruajë marrëveshjen dhe të bëhet lojtar i Al Nassr deri në qershor të vitit 2025. Siç ka mësuar MARCA, lëvizja pritet të ndodhë në vitin 2022, pra para vitit të ri.
Al Nassr së fundmi ka marr pozitën e parë në kampionatin saudit nën drejtimin e Rudi Garcia. Oferta është për dy sezone e gjysmë me një pagesë për sezon rreth 200 milionë euro, mes marrëveshjeve të pagave dhe reklamave.

Në Arabinë Saudite, ardhja e Cristiano Ronaldos konsiderohet një nënshkrim shtetëror, një operacion që do ta vendoste vendin në hartën e futbollit botëror, me aspiratën për të pritur Kupën e Botës 2030.

Cristiano po përfiton nga Krishtlindjet për të kaluar disa ditë pushimi në Dubai. Kupa e Botës ka qenë një goditje shumë e rëndë për portugezin dhe ai po e ka të vështirë ta përtypë atë, veçanërisht me triumfin e Argjentinës dhe rivalit të tij të madh Lionel Messit.

Megjithatë, në asnjë moment ai nuk ka deklaruar se po mendon të largohet nga kombëtarja dhe mesazhet e rrethit të tij tregojnë si objektiv të mundshëm Botërorin 2026.