Panucci: Formacionin e zbuloj nesër, jemi përgatitur me seriozitet

528
Kanë mbetur më pak se 24 orë nga debutimi i Christian Panucci-t me kombëtaren shqiptare dhe në konferencën e sotme për shtyp tekniku italian ka deklaruar se ndjehet i lumtur për këtë sfidë që skuadra e ka përgatitur me seriozitet.
I vetmi sulmues në skuadër, Armando Sadiku, është në dyshim për sfidën e nesërme dhe në lidhje me këtë temë Panucci është shprehur se ende nuk ka vendosur se kush do të startojë nesër.
Ndjesia e javës së parë me skuadrën
“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur”.
Kush luan në sulm
“Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër”.
Nëse ka një ide të qartë për rreshtimin që do të ketë Kombëtarja
“Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares”.
Mungesa e sulmuesve pas situatës së Sadikut dhe Cikalleshit
“Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës”.
Dualizmi në portë
“Zgjedhjen do të shihni nesër. Unë jam mësuar tua them formacionin lojtarëve më parë”.
Për sjelljen që pret nga lojtarët
“Sjellja është normaliteti i jetës, nëse duhet të jesh brenda orës 1 në grumbullim, nuk është vend pune ku kërkohet leje. Për më shumë nuk dua të flas më për këtë, se më e rëndësishme është ndeshja e nesërme”.
Sigal