Maradona motivon Napolin: Është viti i duhur

432
Diego Armando Maradona përpiqet të motivojë nga larg Napolin e tij. Nga Dubai, Diego i dërgon një mesazh të rëndësishëm klubit që ai aq shumë dashuron: “Mund të jetë viti i duhur për të fituar, “problemi” i vetëm quhet Juventus. Nuk humbasin kurrë, nëse vazhdojnë kështu për Napolin do të jetë e vështirë”. Ish numri dhjetë ëndërron titullin kampion por qëndron me këmbë në tokë duke iu frikësuar momentit të shkëlqyer që po kalon Juve.
Sigal

“E ndjek gjithnjë Napolin, pashë edhe ndeshjen e fundit, suksesi kundër Empolit është një provë e rëndësishme për skuadrën”. Pas kritikave që i adresojë trajnerit Sarri në fillim të sezonit, Maradona bën prapa kthehu duke i thurur elozhe: “E gjitha skuadra e tij luan mirë, nuk është vetëm Higuain, Insigne, Mertenz apo Koulibaly po luajnë gjithashtu mirë”, u shpreh Maradona.