Afrim Tole: Ky “derbi” me gola, do ta bëjë më të bukur kampionatin

INTERVISTA/ Ish-futbollisti i kuq e bardheblu Afrim Tole, analizon sfidën e 179-të, Partizani-Tirana 0-3

Agron KAJA

NOA

Java e 6-të e Superiores nisi dje me “derbin” Partizani-Tirana, si e përshkruani atmosferën në fushë dhe në shkallët e stadiumit?

Mendoj se ishte një “derbi” që më solli shumë emocione. Pas ndeshjes së Kombëtares, kjo ishte një ndeshje për tu parë, dhe më vjen keq që ndodheshin në këto situata. “Derbi” e mbushi stadiumin me një atmosferë të shkëlqyer

Ky ishte “derbi” i 179-të mes Partizanit dhe Tiranës, sa ndikoi dje historia mes tyre?

Historia mbetet histori dhe ajo shkruhet ndeshje pas ndeshjesh. Më shumë njihet nga brezat se sa nga lojtarët aktualë, të cilëve më shumë ju intereson rezultati. Dje Tirana tregoi se mbetet në plan të dytë gjatë ndeshjes. Këtu shikohet kush fiton.

Nisur nga rezultati, e mendonit se zëvendësimet në pjesën e dytë nuk sollën ndryshim te Partizani?

Reagimi i Partizanit nuk ishte i duhuri, sepse mbrojtja gaboi shumë, kryesisht në pjesën e parë. Tirana bëri më shumë për rezultatin dhe e meritoi fitoren, ndërkohë qëtifozeria në këtë sfidë ishte për tu përshëndetur.

Ky rezultat, sa do të ndikojë në renditjen e të dyja këtyre dy skuadrave, kryesisht tek Partizani?

Patjetër që te të dyja skuadrat do ketë ndikim ky “derbi”. Besoj se Partizani i ka të gjitha mundësinë të rikthehet dhe e mendoj në grupin e skuadrave në “Final 4”. Tirana me këtë “derbi” të fituar me gola, duhet të dalë nga fundi i renditjes.

Sot dhe nesër luhen katër ndeshjet e tjera të javës së 6-të, si i vlerësoni çiftet?

Nuk mund të themi se në javën e 6-të ka ndeshje të lehta, por edhe të vështira. Të gjitha kanë rëndësisnë dhe vlerat e tyre nga skuadrat, ndaj të gjitha ndeshjet që do luhen sot dhe nesër, janë të vlerësuar, të vështira dhe të pa përcaktuara.

Cilën nga ndeshjet e javës së 6-të do ta konsideroni si kryendeshje, dhe pse?

Është e natyrshme që një “derbi” i kryeqytetit të vlerësohet si kryendeshje e javës, kryesisht kur luajnë skuadrat që kanë histori në futbollin shqiptar si Partizani dhe Tirana. Por edhe sot dhe nesër ndeshjet do kenë të tilla vlerësime nga skuadrat.

Mund ta veçojmë ndeshjen e sotme Vllaznia-AF Elbasani si më të rëndësishëm e javës së 6-të?

Nisur nga renditja, besoj se po. Sepse të dyja këto skuadra kanë treguar në këtë kampionat se kërkojnë titullin. Elbasani këtë kampionat e ka rregulluar shumë ecurinë dhe është me meritë në krye. Edhe Vllazninë këtu e vendos si Elbasani.

Pas ndeshjeve javës së 6-të kampionati ndërpritet për dy javë, si do të shërbejë kjo hapësirë pa aktivitet zyrtar?

Mendoj se kjo ndërpreje e kampionatit për dy javë ju bën mirë të gjitha skuadrave. Sepse të gjitha kanë nevojë të bëjnë pushim, për të patur rikuperime të lojtarëve, por edhe për një pushim, duke menduar se kanë nisur që në muajin korrik.

Si një ish-kuqezi, si e parashikoni sfidën Serbi-Shqipëri më 11 tetor?

E mendoj si një sfidë të vështirë, jo vetëm se Kombëtarja jonë do ta luajë në transfertë. Por për situatën që ekziston mes skuadrave tona përfaqësuese, si edhe për tifozerinë e egër serbe. Do jetë një sfidë delikate me tre rezultatet e mundshme.

Uroj rezultat pozitiv.

78 vite histori përballjesh Partizani-Tirana

Ndeshje në Kampionat

Ndeshje                       179

Fitore Partizani            73

Barazime                     57

Fitore Tirana                49

Golat               243:197

 

Ndeshje në Kupë

Ndeshje                       28

Fitore Partizani            8

Barazime                     7

Fitore Tirana                13

Golat                    24:28

 

Ndeshje në total

Ndeshje                       207

Fitore Partizani            81

Barazime                     64

Fitore Tirana    62

Golat               268:225

Ndeshjet “derbi” në ekstreme

Takimi i parë historik në kampionat mes Partizanit dhe Tiranës është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e Kuq” fituan 8-0, duke shënuar fitoren më të thellë në “derbi” mes tyre. Takimi i fundit historik në kampionat, dje 3 tetor 202, që u mbyll me 

Momentet e tensioni që e “gërvishtën” situatën

Në minutën e 74-t kur sulmuesi Tabekou i Tiranës shënoi golin e tretë ndaj Partizanit, ai zgjodhi të festonte pranë stolit të të kuqve. Por kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kundërshtarët, ndërkohë që e rriti tensionin te stafi i Partizanit dhe tek tifozeria e kuqe. Gjithsesi, kjo situatë nuk zgjati shumë dhe gjithçka iu rikthye normalitetit, me bardheblutë në epërsinë e 3 golave.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026  

Ndeshjet-Java e gjashtë

E premte, 3 tetor 2025

Partizani-Tirana

E shtunë, 4 tetor 2025

Dinamo C-Flamurtari  16:30

Vllaznia-AF Elbasani  19:00

E dielë, 5 tetor 2025

Vora-Egnatia               14:00

Teuta-Bylis                 17:00

RENDITJA 

Skuadrat                    Nd       P

1.AF Elbasani              5          11

2.Vllaznia                    5          10

3.Egnatia                     5          10

4.Teuta                        5          7

5.Dinamo City             5          7

6.Vora                         5          7

7.Bylis                         5          6

8.Tirana                       6          5

9.Partizani                   6          4

10.Flamurtari               5          2

KATEGORIA E PARË

Apolonia frenon Laçin, Luftëtari përmbys Pogradecin

Ndeshjet-Java e gjashtë

E premte, 3 tetor 2025

Laçi-Apolonia                         1-1

Pogradeci-AF Luftëtari          2-3

E shtunë, 4 tetor 2025

Burreli-Korabi                         14:00

Iliria-Besa                                14:00

Lushnja-Kastrioti                    14:00

Skënderbeu-Kukësi                 14:00

Dje u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 6-të në Kategorinë e Parë, dhe me rezultatet që u arritën, mund të thuhet se ishin sfida të surprizave. Sepse kanë dhuruar rezultate të papritura, pasi në fushë ishin skuadra me pretendime për ngjitjen në Superiore, Laçi dhe Pogradeci, të cilet dje nuk kanë mundur të fitojnë në fushat e tyre. Laçi i vendit të dytë është ndalur në barazimin 1-1 nga Apolonia, edhe pse mbylli pjesën e parë në avantazh. Trifoni në pjesën e dytë ktheu barazinë për fierakët, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.Më keq ka bërë Pogradeci, i cili ka regjistruar një tjetër humbje në fushën e vet, pas asaj me Skënderbeun. Por këtë herë është mundur në shtëpi nga Luftëtari 3-2, në një sfidë me luhatje për të dy skuadrat, në të cilin ekipi vendas luajti me 10 lojtarë në pjesën e dytë pas kartonit të kuq të Peres. Sot luhen katër ndeshjet e tjera të javës së 6-të.

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              5          13

2.Laçi                          6          10

3.Apolonia                  6          9

4.Pogradeci                 6          8

5.Burreli                      5          8

6.Iliria                          5          7

7.AF Luftëtari             6          7

8.Lushnja                    5          5

9.Korabi                      5          4

10.Kukësi                    5          4

11.Besa                       5          3

12.Kastrioti                 4          2