A do të ketë botëror çdo 2 vite? Ja sesi përgjigjet presidenti i FIFA-s

261
Sigal

Projekti për mbajtjen e Botërorëve çdo dy vjet është më shumë se një hipotezë. Kjo është ajo që kuptohet nga deklarata e bërë nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të FIFA-s, Gianni Infantino.

‘Në çdo sektor të jetës ndodh të ketë reforma dhe ndryshime, ata që janë në krye nuk duan që të ndryshojnë asgjë,’ tha Infantino.

Në mënyrë indirekte, Infantino tha se Konfederatat që e kanë kundërsuhtuar këtë projekt për zhvillimin e Botërorëve çdo 2 vjet kanë frikë se mund të zbresin nga Olimpi i futbollit botëror. Fjalët e presidentit të FIFA-s nuk lënë asnjë dyshim se ishin në drejtim të Evropës dhe Amerikës Latine, që gjithnjë e kanë dominuar futbollin botëror.

‘Ne i kuptojmë, i komplimentojmë dhe i duartrokasim për sukseset që kanë pasur deri në arritjen e majave të futbollit – shtoi Infantino – kjo është fantastike dhe ata janë shembull për të gjithë.

Por në të njëjtën kohë nuk mund t’ua mbyllim dyert të tjerëve. Është përgjegjësia jonë që t’u japim mundësinë të gjithëve që të mbajnë ëndrrën gjallë’.

Ndërkaq, Konfederata Afrikane e Futbollit ka dhënë mbështetjen e saj ndaj projektit të FIFA për mbajtjen e Botërorëve çdo dy vjet dhe jo siç po ndodh aktualisht, çdo 4 vjet duke u bërë i pari institucion i lartë futbolli që miraton publikisht një nismë të tillë.