Ajo që nuk u pa në Top Channel/ Basha dhe Desada sherr me gazetarët

424
Sigal

Dje në Top Channel, televizionin e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve, të cilët Basha bën sikur po i heton nëpërmjet një Komisioni Hetimor farsë, përveç paraqitjes së kreut të PD-së në një intervistë të parapërgatitur, me pyetje të parapërgatitura, me një skenar të shkruar dhe rakorduar më parë, ka pasur edhe incidente.

Edhe pse gjithçka ishte menduar shumë mirë, skaleta ishte shkruar. Insertet po ashtu ishin të përgatitura për Eni Vasilin. Gjithçka ishte dakordësuar. Por, mesa duket gazetarët kanë “rrëshkitur”.

Të ndodhur përballë presionit apo dhe fjalëve të Lulzim Bashës, Robert Rakipllari, Aron Sulo dhe Enton Abilekaj janë përplasur me kreun e PD-së.

Ka pasur nervozizëm mes Lulzim Bashës dhe Robert Rakipllarit. Ka rënë në sy që pjesën e tretë Enton Abilekaj nuk e ka pyetur fare Eni Vasili dhe as nuk ka denjuar t’i japë fjalën.

Ka pasur përplasje të forta gjatë pushimit, aq sa Lulzim Basha i ka folur ashpër Robert Rakipllarit duke i kërkuar llogari pse po e pyeste aq keq dhe pse po bënte pyetje të tilla provokative.

Ndërkohë nga ana tjetër, në studio ka hyrë duke bërtitur Desada Metaj, këshilltarja për media e Lulzim Bashës.

Më pas është dashur ndërhyrja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, që situata të shtensionohej.

Pasi Desada, mësohet se ka kontaktuar Ben Blushin, për të respektuar marrëveshjen e bërë më parë me kreun e PD-së, i cili do të dilte në studion e emisionit “Open” në Top Channel.

Qartazi tashmë një nga burimet që ndodhej në atë sallë, tha se jo vetëm ishte rakorduar çdo gjë, por Basha u bë nervoz pikërisht për faktin pse nuk po respektohej pakti që ishte bërë më parë me Top Channel.

Kjo ka sjellë dhe incidentin, për shkak të pyetjeve që gazetarët filluan t’i bënin të forta dhe Bashën të cilin thuajse e kapën “gafil”, të papërgatitur dhe si gjithmonë me gënjeshtra në majë të gjuhës.