U hodh nga kati i 5-të dhe vdiq së bashku me foshnjën 1 vjeç/ Ngjarja në Vlorë: Një javë më parë 34 vjeçarja kishte tentuar të vetëvritej duke pirë shampo

170
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën ditën e sotme. 34 vjeçarja Pamela Mërtiri i vetëhodh nga kati i 5-të i pallatit së bashku me foshnjën e saj 1 vjeç.

Nëna dhe fëmija ndërruan jetë gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës, ndërkohë që dëshmitarët zbulojnë detaje nga kjo ngjarje tronditëse, teksa i panë të dy të shtrirë në sheshin e pallatit.

Mësohet se Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj. Gruaja u hodh nga një pallat që ndodhej shumë pranë banesës së prindërve të saj, duke i marrë jetën dhe fëmijës së saj të vetëm.

Ndërsa së fundmi, sipas informacioneve, bëhet me dije se Pamela një javë më parë kishte tentuar të vriste veten duke pirë shampo.

34 vjeçarja rezulton të jetë shtruar në spital një javë më parë, pasi kishte pirë shampo. Në javët e fundit viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike e cila siç duket i është shkaktuar pas divorcit me ish bashkëshortin e saj.