Reagimi – Basha me të njëjtin refren, akuza e fyerje Berishës

188
Sigal

Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe qytetarëve të Kurbinit sot gjatë ‘Foltores’. 

Në një statut në Twitter, Basha përdor të njëjtat fjali dhe të njëjtat akuza ndaj Berishës, se ‘ka vënë veten e tij mbi PD-në dhe demokratët‘, ‘po bën çdo gjë për interesat e tij personale‘ apo dhe ‘po kthen PD dhe demokratët në mish për top për interesat e veta‘.

I njëjti refren si në deklaratat e mëparshme, ndërsa i shmanget llogaridhënies për ato që Berisha tha përpara demokratëve kurbinas, nga dosja ‘Muzin’, ‘Toyota Yaris’ apo edhe ato që ka thënë Rama për ndarjen e 20%-shit me kryedemokratin.

Reagimi
Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.

Image

Image