200 tifozë pushtojnë fushën e Old Trafford, anulohet ndeshja United-Liverpool (VIDEO)

215
Sigal

200 tifozë të Manchester United kanë pushtuar fushën e Old Trafford duke protestuar kundër pronarëve ameriakanë.

Me flakadanë e fishekzjarre ato kërkojnë largimin e amerikanëve Glazer. Rreth 10 mijë protestuan përpara stadiumit, ndërsa një pjesë e tyre hynë në fushë disa minuta përpara se të fillonte ndeshja e shumëpritur.

“Ju mund të bleni klubit tonë, por kurrë nuk mund të blini zemrën e shpirtin tonë”, ishin parullat e disa prej tifozëve të irrituar.

Video/ E pabesueshme, 200 tifozë pushtojnë fushën e Old Trafford,

Pamjet e protestës treguan gjithashtu një person të varur në traversën e një porte. Besohet se ata që fituan terren dhe e realizuan këtë përmes portës hyrëse së Tunelit të Mynihut, pasi thyen barrierat, me gjithë përpjekjet e rojeve të sigurisë për të parandaluar që të ndodhte kjo.

Një numër i madh i tifozëve u kthyen nga kompleksi i stadiumit rreth orës 3.20 pasdite, me Federatën e Premier League më vonë,e cila njoftoi një vonesë për nisjen e ndeshjes, e cila ishte parashikuar në ora 17:30. Ndeshja është anuluar për shkak të masave të sigurisë, duke mos dhënë një orar kur ajo mund të nisë, edhe pse po i bëhet thirrje protestuesve të protestojnë të qetë.